“Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes dy popujve”- Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve!

“Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes dy popujve”- Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve!

Presidenti Bajram Begaj, priti në një takim Ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Dr. Siri Walt, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale. Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores Walt urimet më të mira për fillimin e detyrës së saj në Shqipëri dhe shprehu besimin se mandati i saj do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore Shqipëri – Zvicër, të mbështetura në vlera të përbashkëta evropiane, dialogun e rregullt politik dhe një bashkëpunim të gjerë në fusha me rëndësi të veçantë, përfshirë qeverisjen, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe formimin profesional, shëndetësinë, qeverisjen vendore dhe mbrojtjen e mjedisit. “Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në proceset e...