Burimi:
Syri.net

Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci! Është aset i fuqishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit
👁7165
Diaspora e Kosovës është një aset i fuqishëm, por i pashfrytëzuar në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit, thonë njohësit e kësaj fushe. Dikur forcë lëvizëse e përpjekjeve për pavarësi, sot potenciali i saj mbetet i fragmentuar, sipas tyre. Me një “potencial të jashtëzakonshëm”, diaspora e Kosovës mund të bëhet faktor në forcimin e pozicionit ndërkombëtar të vendit, por i mungon kauza e unifikuar dhe koordinimi i mirëfilltë, thonë vëzhguesit e veprimtarisë së saj. Lirim Krasniqi, analist i politikave në organizatën Germin, thotë se “politikat dhe strategjitë duhet të vijnë nga Kosova” dhe të tillat, sipas tij, mungojnë. Më konstatimin...