Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dhunoi Genard Hajdinin së bashku me të atin, nën hetim autori dhe vajza që e shoqëronte
40-vjeçari që dhunoi personazhin e njohur të rrjeteve sociale Genard Hajdinin dhe babanë e tij është vënë nën hetim nga policia. Së bashku me të u vu anën hetim edhe një 25-vjeçare që shoqëronte autorin. Ajo dha për policinë dëshmi kontradiktore. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë...