Dhunoi Eduart Kuçin, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për Joz Markun dhe shokun e tij
pamjet nga sherri Jozi-Edi TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollin, të arrestuar në kuadër të hetimeve për dhunimin e ish-banorit të Big Brother Vip Kosova, Eduart Kuçi. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, ndërsa tashmë pritet vendimi për masën e sigurisë ndaj dy të dyshuarve. Jozefin Marku u arrestua për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”. Ndërkohë ndaj Kristjan Nikollit, përveç veprave penale që lidhen me dhunimin e Kuçit, është ngritur edhe akuza për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave...
Burimi:
zeri.ai