Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos. Sekuestrohet armë kallashnikov dhe municion
👁12097
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje. Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45...