Dhunohet mjeku në Mirditë, sulmohet me shkop bejsbolli nga tre persona të maskuar (Emri)
Mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar pak më parë në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen shëndetësore të tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia për sqarimin e ngjarjes.
Burimi:
gijotina.com