Dhunës së protestuesve s’i shpëton as Ministria e Drejtësisë! Sulmohet me molotovë, flakadanë dhe gurë! Policia i shpërndan me gaz lotsjellës

Dhunës së protestuesve s’i shpëton as Ministria e Drejtësisë! Sulmohet me molotovë, flakadanë dhe gurë! Policia i shpërndan me gaz lotsjellës

Vijon dhuna prej disa orësh në rrugët e Tiranës. Një grup protestuesish kanë ndezur zjarr edhe në Ministrinë e Drejtësisë. Pas Ministrisë së Arsimit, Financave, Bashkisë, Ministrisë së Brendshme e Kryeministrisë, tashmë protestuesit ka zhvendosur revoltën e tyre te “Drejtësia”. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit vijojnë dhunën nëpër rrugët dhe lagjet e kryeqytetit. Policia ka ndërhyrë, duke i shpërndarë me gaz lotsjellës.