Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Pas sulmeve me gurë, molotovë dhe mjete piroteknike, ndërhyn policia me ujë me presion, shpërndahen protestuesit, boshatiset sheshi para Kryeministrisë Situata në bulevardin kryesor ka kaluar në një fazë të re kontrolli nga forcat e sigurisë, pas përshkallëzimit të sulmeve me mjete të ndryshme rrethanore dhe piroteknike drejtuar efektivëve dhe godinave institucionale. Sipas zhvillimeve të fundit në terren, pas hedhjes së gurëve, molotovëve dhe breshërive me fishekzjarre në drejtim të forcave të rendit, objekteve të ndryshme, Policia e Shtetit është detyruar të ndërhyjë me makinat e ujit me presion për të shpërndarë protestuesit. Kjo ndërhyrje masive ka sjellë largimin e shpejtë të pjesëmarrësve nga vatra kryesore e tensioneve. Për momentin sheshi përpara Kryeministrisë deri tek ura e Lanës është boshatisur. Përforcimi i masave të sigurisë...