Dhuna ndaj të rinjve protestues/ Zhupa: Nuk është polici e shtetit, janë njerëz të veshur me uniformë për interesat e Ramës
Gjatë mbledhjes së komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, kryetarja Ina Zhupa, është përplasur me nënkryetarin Maja për sjelljen e policisë së shtetit. Ajo ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së policisë gjatë protestës së studentëve, duke deklaruar se "policia e shtetit" nuk vepron në atë mënyrë. Në reagimin e saj, Zhupa theksoi se policia e shtetit del me numër identifikimi, nuk përdor makina civile dhe nuk vesh kapuç të zi, ndërsa nuk godet protestuesit, nuk u thyen këmbët të rinjve dhe nuk ndërhyn me dhunë ndaj vajzave e djemve që protestojnë. Ajo iu referua edhe rasteve të përmendura nga protestuesit, si ai i Erionit, të cilit i është dëmtuar syri, duke thënë se një polici e shtetit garanton rendin dhe sigurinë me qëndrim proporcional. Zhupa...
Burimi:
syri.net