Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Të paktën 11 varreza masive në territorin e Serbisë. Dyshimin për vendndodhjen e tyre dhe numrin e lokacioneve e ka bërë publik Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës. Nga kërkimet e deritanishme janë zbuluar pesë varreza masive jashtë territorit të Kosovës, me më shumë se 950 viktima të luftës. Sipas Garës, presioni dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë kanë pasur rol në identifikimin dhe hapjen e lokacioneve të kërkimit në Serbi. Ai përmend pamjet satelitore, të siguruara përmes partnerëve ndërkombëtarë, që sipas tij tregojnë për një bashkëpunim thelbësor me ta, megjithatë Kosova vazhdon të kërkoj rritjen e presionit ndaj institucioneve të Serbisë për të ofruar të dhëna nga arkivat dhe për të lejuar gërmimet në territorin e saj. Aktualisht kërkime po...