Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhjetë ditë para zgjedhjeve/ Ilir Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri
Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një audio-mesazh nga burgu, vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të partisë, Meta bën thirrje për një mobilizim të gjerë kundër asaj që ai e quan “sekti i pabesë” dhe “regjimi kleptokratik” që sipas tij ka shpopulluar vendin dhe ka abuzuar me fondet publike përmes skandaleve si ai i inceneratorëve. Duke e cilësuar këtë si një betejë ekzistenciale për kombin shqiptar, Meta thekson rëndësinë e votës për të sjellë rotacion politik dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjet, të rinjtë dhe pensionistët. Ai premton mbështetje të menjëhershme ekonomike për qytetarët dhe një klimë të re miqësore për biznesin dhe...