Dhimitër Shuteriqi: Një pasdrekë e rrallë korçare
Profesori im i shqipes në Lice ishte njeri me kulturë të gjerë letrare dhe si do ta shihni, kishte edhe disa tipare jo të zakonshme. Po ta karakterizoje shkurt, do të thoshe që të afronte duke të larguar. Duhet të shënoj këtu se në Liceun e Korçës, gjuhë e shkollës ishte frëngjishtja, në tërë lëndët. Programet ishin ato të liceve francezë. Shqipja mësohej si një lëndë më vehte, ashtu si dhe “gjuhët e gjalla” të tjera – Anglishtja, Gjermanishtja ose Italishtja, këto me të zgjedhur dhe vetëm njëra, shqipja disa orë më shumë se të tjerat. Mësimi i letërsisë sonë vinte në vitin e pestë. Atë vit niste dhe stilistika, të cilen e bënim shqip e jo frëngjisht. Profesori im i shqipes, zoti Cipo, ishte...
Burimi:
kultplus.com