Më 25 e 26 nëntor mbahet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”

Më 25 e 26 nëntor mbahet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”

Rexhep Qosja Më 25 nëntor 2026, e mërkurë, ora 10:00, do t’i fillojë punimet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”, që do të organizohet nga Instituti Albanologjik-Prishtinë në shenjë të 90-vjetorit të lindjes së akademikut tonë të madh, doajenit të mendimit tonë kulturor e akademik, si dhe të paepurit të veprimit shoqëror dhe intelektual, Rexhep Qosjes. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Instituti Albanologjik. “Organizimi i një konference shkencore në nderim të punës së tij krijuese dhe intelektuale është më e pakta që mund të bëjmë për profesorin tashmë të ndjerë, me emrin e të cilit nderohet dhe krenohet Instituti Albanologjik, meqë ishte një nga punonjësit e tij shumëvjeçar shkencor”, thuhet në njoftimin e Instituti Albanologjik. Kjo konferencë dyditore...