Musine Kokalari, nga koha e dënimit te kujtesa e varreve
Ismail Syla Një lexim krahasues i zërit «Marie Kokolari» të Bajram Kosumit dhe poezisë «Grue me shumë vorre» të Dije Demirit-Frangut Nga Ismail Syla Në fund të rrëfimit të Bajram Kosumit për Musine Kokolarin, lajmi i vdekjes së saj nuk ka kujt t’i shkojë. Në poezinë e Dije Demiri-Frangut, Musineja i lë flokët në dorë një gruaje që ka ardhur në gjurmët e saj. Një jetë shuhet pa adresë në prozë dhe gjen një dorë të hapur në poezi. Midis këtyre dy pamjeve shtrihet pyetja që i afron veprat: çfarë mund të ruajë letërsia nga një jetë që dhuna politike është përpjekur ta fshijë prej kujtesës së përbashkët? Bajram Kosumi TREGIMI Shenjtëria laike dhe simbolika e objekteve si kode rezistence Zëri enciklopedik Marie Kokolari (1917–1983),...
Burimi:
kultplus.com