Dhe kujt i kërcet për fushën e gjelbër? Piktori do të pikturojë…kulla!

Dhe kujt i kërcet për fushën e gjelbër? Piktori do të pikturojë…kulla!

Shqipëria ndodhet në një gjendje të pazakontë, mes studentëve që kërkojnë të drejtat e tyre dhe qytetarëve të tjerë të cilët e shohin të pamundur mbylljen e muajit. Ky vend bëhet dita-ditës i pajetueshëm për shkak të problemeve të mëdha që kanë të bëjnë me mënyrën e qeverisjes në gjithë vitet e fundit, jo vetëm tani. Jo për të bërë politikë, por thjeshtë sa për të treguar se nëse flet tani për mbështetjen e munguar të Qeverisë karshi futbollit, do të dukesh si “i rrjedhur” apo ” i luajtur” mendsh. Por nuk ka problem, futbolli është mësuar të mbetet i fundit. Futbolli është mësuar të mbetet i fundit dhe kur gjithçka shkon vaj për Qeverinë aktuale. Futbolli është mësuar të mbetet i fundit dhe kur...