DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit
Janë mbushur 24 orë nga vrasja e Artan Murtajt, i njohur në qytet si “Tani i Ruzhdiut”, ndërsa policia kriminale e Sarandës nuk ka arritur ende të identifikojë apo lokalizojë autorët e ngjarjes. Hetimet paraprake tregojnë se ekzekutimi ka të njëjtën dinamikë me atentatin e dështuar ndaj Thimio Rubatit, të regjistruar në korrik 2026 po në qendër të Sarandës. Në të dyja rastet, ekzekutorët udhëtonin me motor dhe mbanin skafandra për të fshehur identitetin. Në ngjarjen e mëparshme, autorët e braktisën motorin në zonën e quajtur “Kasollet” dhe u larguan me mjet lundrues, ndërsa për vrasjen e Murtajt policia vijon kontrollet në Sarandë, Ksamil dhe Delvinë për gjetjen e mjetit të përdorur. Krimi i rëndë dyshohet se lidhet me përplasjen mes grupit të Ervis Lamit...
Burimi:
javanews.al