Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detaje nga takimi me Bashkinë e Tiranës, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut, e cila e drejton me tonet kritike: Deri tani nuk keni bashkëpunuar me qeverinë!
Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me kryeministrin Edi Rama. Minutat para nisjes së takimit duket të kenë qenë të ndera. Në pritje të sinjalit për transmetimin live të mbledhjes, askush nuk fliste. Një qetësi që prishej nga vështrimi i kryeministrit, që për disa minuta, u vërtit i pashoqëruar nga asnjë fjalë, mbi pjesmarrësit, të ulur si mbi gjemba. Fillimi i fjalës së Ramës, duket se e zbuti disa situatën. Kryeqyteti zuri pak vend, mes shumë çështjesh që ai ngriti. Mbyllja e fjalimit dhe...