Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Detaje nga operacioni i SPAK dhe Finlandës: Goditet rrjeti i trafikut të drogës sintetike, kokainës dhe kanabisit
Një goditje e madhe i është dhënë një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës që operonte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda drejt Finlandës, si rezultat i një bashkëpunimi dypalësh midis Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe autoriteteve finlandeze. Hetimi i përbashkët, i cili zgjati dy vjet dhe nisi në qershor të vitit 2023, zbuloi ekzistencën e të paktën katër grupeve kriminale të drejtuara nga shtetas shqiptarë, që dalloheshin për bashkëpunimin mes tyre në trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht atyre sintetike. Operacioni i zhvilluar në orët e para të së martës, 3 qershor 2025, rezultoi me arrestimin e 9 personave në...