Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan, i kapur në Belgjikë dhe Ervin Çelajn, i arrestuar një muaj më parë me akuzën e vrasjes. Tre persona kanë rënë në pranga deri më tani, ndërsa operacioni antidrogë vijon që prej orëve të para të mëngjesit në disa qytete të vendit, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Mes dhjetëra të dyshuarve të përfshirë në trafikun e drogës, 4 prej tyre ndodhen në burg. Të akuzuarit kanë dalë në përgjimet e aplikacionit Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.