Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!
Dhjetë persona janë arrestuar pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti në Mylor Harbour, në Cornwall të Britanisë së Madhe, ka konfirmuar Ministria e Brendshme britanike. Policia e Devon dhe Cornwall u njoftua rreth orës 03:00 të së dielës, më 27 shtator, pas një raportimi se disa persona kishin zbritur nga një varkë në Mylor Harbour, ishin futur në një furgon dhe më pas ishin larguar nga zona, sipas televizionit ITV të cilit i referohet TCH. Policia ka njoftuar se, efektivët mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan dy shtetas shqiptarë nën dyshimin për shkelje të ligjeve të emigracionit. Në operacion u angazhua edhe Roja Bregdetare britanike, ndërsa ekuipazhi i varkës së shpëtimit të Falmouth u aktivizua si masë paraprake rreth orës 04:00 të mëngjesit. Një zëdhënës...
Burimi:
javanews.al