Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dështon për të 13 herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
👁13158
Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish, në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë, ta konstituojnë Kuvendin e ri. Dështimi më i fundit ndodhi të premten, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të premten kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të dielën në mëngjes. Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e...