Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin”, foli nga SHBA Christopher Hill, i cili ka qenë i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën dhe njëkohësisht dëshmitar në procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. I pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse do të ishte i gatshëm të dëshmonte sërish në apel, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së, Hill tha se ende nuk i është kërkuar një gjë e tillë dhe se nuk mund të përgjigjet për diçka që nuk i është kërkuar. “Unë do të përpiqesha të bëja gjithmonë vullnetin e gjykatës, por nuk jam në gjendje të përgjigjem për një gjë që s’më është kërkuar akoma”, tha Hill. Hill u shpreh se ai e ka dhënë dëshminë e tij me...