Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Dëshmitë historike të dështimit të kurthit për të vrarë Skënderbeun
RRJETI INFORMATIV I SKËNDERBEUT (II) Prof. Irakli Koçollari Dhe vërtet, informacionet që kishte marrë Skënderbeu u vërtetuan. Më datë 14, të muajin Gusht të vitit 1448, “Turqit të cilët ishin marrë vesh me venecianët nisën ofensivën. Vrana Konti i rreshtuar në rrugëkalimet e asaj krahine thirri për mbështetje edhe vetë Skënderbeun, i cili shkoi me vrap në Dibër… Ushtria turke, nën komandën e Mustafa Pashës, e përbërë nga 15 000 trupa kishte hyrë nga ana e Ohrit në Oranik të Dibrës së Sipërme, kur Skënderbeu, të cilin ai e kujtonte në Danjë, i doli përpara me një ushtri prej 6 000 trupash. Nisi një duel homerik, në të cilin Pal Maneshi shtriu përdhe një kabadai Anadollak dhe krejt beteja mbaroi me disfatën e plotë të ushtrisë turke. Mustafa...