Deputetja austriake: Të rinjtë po dhunohen dhe intimidohen, përgjegjësit duhet të japin llogari
Deputetja e Parlamentit Austriak, Dr. Gudrun Kugler, reagoi në lidhje me protestat në Shqipëri. Ligjvënësja konservatore, një emër i njohur në fushën e të drejtave të njeriut, paralajmëron se dhuna brutale policore është e papranueshme. Po ashtu ajo thotë se të rinjtë po intimidohen, ndërsa përgjegjësit duhet të japin llogari. Deklarata Protesta paqësore është një e drejtë themelore, e cila duhet të respektohet plotësisht. Të rinjtë që dalin në rrugë për të kërkuar llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme në vendin e tyre meritojnë të dëgjohen, jo të përballen me forcën. U bëj thirrje protestuesve të vazhdojnë të tregojnë vetëpërmbajtje. Raportimet për përdorimin joproporcional dhe të paligjshëm të forcës ndaj protestuesve, përfshirë të rinjtë dhe të miturit, janë thellësisht shqetësuese. Kemi marrë gjithashtu...
Burimi:
gijotina.com