Denis Matoshi ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, shqiptari dërgohet në burg
Denis Matoshi, i njohur edhe si Eldi Dizdari, ‘Alduth’ apo ‘Shqiptari i gjatë’, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës dhe është dërguar menjëherë në një burg belg. 37-vjeçari është dënuar në Antwerp me 10 vite burg për rolin e tij në trafikun e drogës. Matoshi, të cilin autoritetet belge e konsiderojnë një prej figurave drejtuese të organizatës kriminale ‘Kompania Bello’, ndodhej prej rreth dy vitesh në paraburgim në Dubai, pasi ishte arrestuar me kërkesë të autoriteteve belge. Pas një procedure të gjatë, Emiratet e Bashkuara Arabe miratuan ekstradimin e tij. Sipas raportimit të mediave belge, Matoshi u transportua me avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mbërriti në aeroportin ushtarak të Melsbroek, nga ku u dërgua në një institucion penitenciar belg. Lajmi...
Burimi:
syri.net