Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Nevojitet koordinim shtetëror dhe diplomatik për ndryshimin e vendimit
Kosova E Diel, 20 Shtator 2026 14:53 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nevojitet një strategji e përbashkët shtetërore për reagimin ndaj vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së. Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vijojë të ofrojë mbështetje për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelimit. Sipas tij, krahas ndihmës juridike, nevojitet edhe një angazhim në planin diplomatik për të kundërshtuar vendimin. Ai ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të koordinohen për të përcaktuar mënyrën më efikase të reagimit ndaj vendimit të shkallës së parë. Kurti e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pasaktë, duke shprehur bindjen se ai duhet të ndryshohet përmes procedurave...
Burimi:
kohajone.com