“Demonstrim i shkëlqyer”- Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Pa rini nuk ka Shqipëri!
Ilir Meta ka mbështetur protestën e pedagogëve në Tiranë. Në një postim në Facebook, Meta e ka cilësuar tubimin një “demonstrim të shkëlqyer të ndërgjegjes shoqërore”, duke falënderuar pjesëmarrësit. Postimi i plotë i Ilir Metës: “Protesta e pedagogëve është një demonstrim i shkëlqyer i ndërgjegjes shoqërore të nivelit më të lartë! Mirënjohje të përzemërt për guximin, dinjitetin dhe zërin e fuqishëm të pedagogëve në mbrojtje të Arsimit, kundër zbrazjes së auditoreve dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë nga të rinjtë. Të mbështesim pedagogët, gjimnazistët, të rinjtë dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një arsim cilësor dhe dinjitoz, për një Atdhe të përparuar të njerëzve të ditur. PA RINI NUK KA SHQIPËRI!”
Burimi:
javanews.al