“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala duke komentuar rastin e Vlora Hysenit, e cila ndër të tjera dyshohet për nxjerrje të sekretit shtetëror ndërsa drejtonte SHISH-in, thekson se dëmi që i ka shkaktuar shtetit shqiptar është i madh. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Shala vë në dukje se humbja e besimit ka rëndësi të jashtëzakonshme në raport me partnerët. “Dëmi që i ka shkaktuar shtetit, humbja e besimit nga shërbimet partnere. Besimi ka rëndësi të jashtëzakonshme. Nëse humbet besimin e partnerëve është një rrezik i madh për sigurinë kombëtare. Të ndajmë Vlorën nga shërbimi. Shërbimi ka qindra persona, ka njerëz me integritet, ka njerëz që kanë luftuar terrorizmin, që janë ballafaquar me struktura të shërbimeve partnere, kanë pasur rezultate. Kanë bërë...
Burimi:
javanews.al