Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Delvinë, pësoi djegie të rënda duke luftuar flakët, transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë 42-vjeçari
Vijojnë të rëndohen pasojat nga zjarret që prej ditësh kanë përfshirë zonat e jugut. Mbrëmjen e së premtes është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë 42-vjeçari Apostol Zhupa, banor i fshatit Kopaçez, Bashkia Delvinë. Zhupa ishte pjesë e grupit të banorëve që po ndihmonin për të shuar zjarrin që ra në fshat, kur pësoi djegie të shumta në trup, kryesisht në zonën e gjoksit dhe shpatullave. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së rënduar u dërgua me ambulancë në Tiranë për trajtim të specializuar. Ky është personi i...