Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Del rezultati i numërimi elektronik në Vorë/ PS forcë e parë, siguron 8082 vota
👁9925
Partia Socialiste siguroi fitoren në Vorë. Socialistët siguruan 8082 vota, duke u pasuar nga PD me 4803 vota. Pas PD renditet PSD me 330 vota, ndërsa forcë e katërt Partia Mundësia 313. Procesi i votimit në Vorë një ditë më parë u shoqërua edhe me tensione, ku sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi debatuan ashpër me disa qytetarë. Pas kallëzimit nga njëri prej tyre, nisën hetimet ndaj demokratit. Top Channel