Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

SPAK përfundoi hetimin ndaj 17 personave, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës. Mes të pandehurve të grupit të zbërthyer nga të dhënat e siguruara nga platforma e enkriptuar “SKY ECC” janë edhe i kërkuari nga drejtësia, Endrit Dokle, si edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja. Sipas SPAK, drejtuesit dhe financuesit e grupit ishin të pandehurit Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, ndërsa të tjerët ishin në rolin e pjesëmarrësve, shkruan A2. Hetimi i nisur në vitin 2024, ka dokumentuar tre episode trafiku të drogës. Në një prej tyre, të pandehurit akuzohen për trafikimin e njësasie prej 475 kg kokainë nga Ekuadori në Holandë. Sasia e drogës amerikanolatine u sekuestrua nga autoritetet holandeze...