Deklaratë e PD: Rama provokoi rëndë protestuesit paqësor nga zyra e tij, urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte

Deklaratë e PD: Rama provokoi rëndë protestuesit paqësor nga zyra e tij, urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte

Partia Demokratike ka reaguar ndaj dhunës së policisë ndaj qytetarëve. ‘Sonte Edi Rama provokoi rëndë protestuesit paqësor nga zyra e tij dhe urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte ata pa asnjë motiv me shkopinj, shkelma, topa uji dhe mjete të tjera’, thuhet në deklaratën e PD, të shpërndarë në rrjetet sociale nga kryetarit, Sali Berisha. Deklarata e PD: Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor! Sonte Edi Rama provokoi rëndë protestuesit paqësor nga zyra e tij dhe urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte ata pa asnjë motiv me shkopinj, shkelma, topa uji dhe mjete të tjera. Disa protestues u lënduan me plagë nga dhuna policore, të tjere u morën forcërisht pa asnjë shkak në rajonin e policisë. Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin e saj me protestën rinore-qytetare,...