Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Deklaratat e Ramës në Lezhë, reagon Shoqata e të Verbërve: Të kërkojë ndjesë për ofendimet ndaj nesh
👁3799
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë kanë reaguar me indinjatë ndaj disa deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të cilat i kanë cilësuar “fyerje publike ndaj personave me aftësi të kufizuara”. Në deklaratën e mëposhtme, thuhet se SHVSH shpreh keqardhje dhe indinjatë të thellë për përdorimin e gjuhës diskriminuese nga kryeministri Rama, në një aktivitet elektoral të zhvilluar në Lezhë. Në këtë takim elektoral, Rama është shprehur “Kur njeriu i ka sytë top, është më i verbër se dikush që nuk i ka sytë. Kush i ka sytë, s’do me pa, është qorr absolut. Kush është nga veshët top, dhe do të dëgjojë këngën...