Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë
Ben Blushi ka bërë një analizë të fortë për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në qendër të deklaratave të tij ishin Hashim Thaçi, roli i Perëndimit, marrëdhëniet e Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara dhe ajo që Blushi e sheh si rrugëdaljen përfundimtare për Kosovën. Duke folur për procesin në Hagë, Blushi hodhi poshtë idenë se Albin Kurti apo faktorë të tjerë politikë në Kosovë mund të kenë pasur fuqinë për të ndikuar vendimin e gjykatës. Sipas tij, vendimmarrja zhvillohet në nivele shumë më të larta ndërkombëtare dhe lidhet me interesa që shkojnë përtej vetë Hashim Thaçit. Në këtë kontekst, Blushi përdori metaforën e “kurbanit”, duke thënë se ish-presidenti i Kosovës u sakrifikua për të mbajtur në këmbë...
Burimi:
ntv.al