Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
DEA Film Festival rikthehet në kryeqytet, edicioni i 12-të sjell 34 filma nga 20 vende të botës
👁2696
Të hënën nis në kryeqytet edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. Nga data 9 deri më 13 qershor, do të shfaqen 34 filma nga 20 vende të botës, për të ndarë ofertën filmike dhe ekspertizën profesionale evropiane me publikun, studentët dhe kineastët vendas. “Duke qenë se shoqëria shqiptare nuk ka kinema si institucion, Festivali ka ardhur në jetë si një mision për ta kthyer publikun te kinemaja“, u shpreh drejtori i Festivalit, Edmond Topi. “Në seksionin e filmave me metrazh të gjatë ofrohen 7 filma, në seksionin e filmit me metrazh të shkurtër ofrohen 14...