I dha 10 mijë € policit dhe vodhi me të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, GJKKO lë në burg…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) la në burg 31-vjeçarin Juxhin Koka, i cili tre ditë më parë u ekstradua nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar. […]
“Çokollatë dhe reçel i helmuar”/ Presidenti i Ekuadorit: Tentuan të më vrisnin për herë të tretë
Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka shpëtuar nga tre tentativa për vrasje brenda vetëm një muaji, me sulmin e fundit që, sipas tij, ishte me çokollatë dhe reçel të helmuar. Në një intervistë për CNN, Noboa tha se dhuratat përmbanin “koncentrate shumë të larta” të tre kimikateve të ndryshme, gjë që sipas tij ishte pothuajse […]
Kuba dorëzon baronin kinez, trafikanti i madh i fentanilit ekstradohet në SHBA pas arratisjes spektakolare
Një nga “kokat” më të kërkuara të trafikut ndërkombëtar të drogës, Zhi Dong Zhang, i njohur me pseudonimet Brother Wang, Pancho dhe HeHe, është arrestuar dhe ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë fund një arratisjeje spektakolare që nisi muaj më parë në Meksikë. Qeveria kubane njoftoi të enjten se kishte ekstraduar Zhang-un në […]
Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në
Pavarësisht kërkesave rajonale, kancelari Merz përforcon strategjinë: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, shkruan Auron Dodi. Bëhet fjalë kryesisht për disa deklarata publike, të anëtarëve të njohur të CDU-së, parti konservatore e qendrës së djathtë. Dhe të politikanëve rajonalë, që përballen me rezultatet zgjedhore të partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD. Si shembuj: fillimisht […]
Civilëve amerikanë në Gjermani u rrezikohen pagat nga “ngrirja” e buxhetit të SHBA
Rreth 12.000 punonjësve civilë të ushtrisë amerikane në Gjermani u rrezikohen pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA. Berlini premton mbi 40 milionë euro për të mbuluar pagat. Qeveria gjermane do të marrë përsipër pagesën e pagave të afërsisht 12.000 punonjësve civilë të Forcave të Armatosuratë SHBA në Gjermani, të cilët janë në […]
Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër
Duket sikur akoma nuk kemi nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi me “mbjelljen” e firmave piramidale, “lulëzimin” e tyre gati në të gjithë vendin dhe “vyshkjen” që nuk ishte proces aq i thjeshtë si lulet në vjeshtë. Skemat piramidale, të njohura si skema Ponzi, nisën veprimtarinë e tyre në vendin tonë në vitin 1991 dhe […]
Si raporton media gjermane për krimet e të huajve
“Ne skicojmë një lloj kurbe shoqërisë në ethe”, thotë profesori i gazetarisë Thomas Hestermann në lidhje me analizën e tij aktuale “Krimi dhe migrimi: Imazhi në median gjermane”. Që nga viti 2007, ai ka hetuar nëse dhe në çfarë konteksti raportohet origjina e të dyshuarve në krime të dhunshme. Në vitin 2014, origjina nuk ishte […]
Deputetët britanikë ngrenë alarmin për gjendjen e lirisë së medias në Serbi
Një grup deputetësh britanikë dhe personalitete të larta publike i kanë dërguar një letër sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ku shprehin “shqetësim të thellë” për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Serbi, duke kërkuar që kjo çështje të ngrihet në nivelin më të lartë gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor […]
Behgjet Pacolli me një mesazh: Dikur krenoheshim, me punë sot sundon gënjeshtra, do të qëndroj me të vërtetën
Behgjet Pacolli TIRANË-Biznesmeni Behgjet Pacolli është kthyer në kryefjalën e mediave pas raportimeve të ditëve të fundit lidhur me aksionet e shoqërisë koncesionare dhe me një hetim lidhur me Aeroportin e Vlorës. Sërish Pacolli ka reaguar me një postim në rrjete sociale, ku këtë herë shprehet i zhgënjyer nga civilizimi i shqipëtarë. Në postimin e tij […]
Moti sot/ E shtuna me reshje shiu, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri në të dendura, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore. Pas orëve të mesditës, në këto zona, parashikohen që vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, […]