Von der Leyen: Diçka e re dhe e rrezikshme po ndodh në qiellin europian!
Me tone dramatike në lidhje me incidentet e fundit të fluturimeve të dronëve mbi aeroportet evropiane që i çuan autoritetet të bashkohen me bllokimin e përkohshëm, foli së fundi vetë Presidentja e Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen ishte në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, ku prezantoi planin e Komisionit për sigurinë e […]
Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet, nga 1 janari?
Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona. Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e […]
Kreu i GJL, Sokol Sadushi: Kjo gjendje nuk mund të vijojë! Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi
Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi. “Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare e papranueshme. Siguria është në nivelin zero. Një gjendje […]
Mazhoranca nderon figurën e diktatorit Hoxha, Gjekmarkaj: Jeni pjella të komunizmit
Në një akt të paprecedentë, Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten e kaluar një dokument zyrtar ku nderon mes figurave kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoqi regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima. Në konferencën e kryetarëve të mbledhur paraditen e […]
Sot është afati i fundit për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë (Emrat)
Sot është dita e fundit për dorëzimin e kandidaturave për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa gara për pasuesin e Altin Dumanit ka hyrë në fazën përfundimtare. Deri më tani janë zyrtarizuar katër emra që kanë shprehur interes për postin: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Adnand Xholi. Pas përfundimit të afatit, pritet […]
Florjan Binaj merr edhe mbështetjen e Agron Shehajt, Ermal Hasimja i uron fitoren dhe tërhiqet nga kandidimi
ermal hasimja, florjan binaj dhe agron shehaj TIRANË- Florjan Binaj është zyrtarisht kandidati që do të mbështetet nga të gjitha forcat opozitare në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 9 Nëntor për Bashkinë e Tiranës. Pasi mori mbështetjen e Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt, Nismës Thurje, Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, […]
Rama bëhet pjesë e homazheve për gjyqtarin Kalaja, nuk jep asnjë koment për mediat
rama dhe lamallari ne pallatin e kongreseve TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet në nderim të gjyqtarit të vrarë të Apelit, Astrit Kalaja. Rama u bë pjesë e homazheve së bashku me ministrin e drejtësisë Besfort Lamallari, ndërsa nuk pranoi të bënte asnjë koment për mediat, që ishin të pranishme në hyrje […]
Konferenca e Kryetarëve, zbardhet kërkesa e opozitës: Gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”!
Gjyqtari i vrare astrit kalaja TIRANË- Opozita ka kërkuar zyrtarisht në Konferencën e Kryetarëve që gjyqtari i ndjerë, Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Në mbledhjen që po zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, deputetët opozitarë kërkuan që institucionet shtetërore të nisin proceduat në lidhje me gjyqtarin e ndjerë, i cili humbi jetën në krye të […]
Presidenti Begaj në homazhe, nderon gjyqtarin Astrit Kalaja
Bajram Begaj në homzhe TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nderim të figurës së gjyqtarit Astrit Kalaja. Begaj la dhe shënimin në librin e përshtypjeve. Më herët në homazhe, mbërriti edhe kryeministri Edi Rama bashkë ministrin e drejtësisë. Besfort Lamallari. Homazhet në nderim të gjyqtarit Kalaja, kanë nisur paraditen e sotme në […]
Kandidimi i Binajt për Tiranën, Lubonja: Nuk jam optimist, PD ruajti veten nga kandidimi
Analisti Fatos Lubonja komentoi qasjen e PD-së për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku do kandidojë përballë socialistes Ogerta Manastirliu, aktori Florian Binaj nën siglën e demokratëve dhe aleatëve të saj. Lubonja e shikon me dyshim këtë kandidim, pasi më tepër i duket sikur PD kërkon të ruajë figurat dhe deputetët e saj nga kandidimi […]