Adriatik BALLA
Që prej momentit kur u fut në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare, rreth Lamine Jamal janë shumuar zërat për të ardhmen e tij. Në javët e fundit, interesimi nga Paris San Zhermen ka arritur nivele të pabesueshme: sipas raportimeve të “DefensaCentral”, klubi francez është i gatshëm të paguajë 230 milionë euro për transferimin e tij, duke kaluar kështu shifrën prej 222 milionë eurosh që u paguan për transferimin e Nejmarit te Barça.Në Paris janë të bindur se talenti i ri blaugrana do të përshtatej në mënyrë ideale në repartin e tyre ofensiv. Megjithatë, sfida e PSG-së shkon përtej bindjes së lojtarit – ata duhet të përballen me klubin aktual. Lamine Jamal ka kontratë me FC Barcelonën deri më 30 qershor 2031, e rinovuar së fundmi, me një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.
Për të siguruar Jamal, parizienët do të duhej të negocionin drejtpërdrejt me Barcelonën ose të shtynin për një marrëveshje transferimi. Deri më tani, klubi katalanas ka qenë i vendosur. Bordi i Barcelonës e ka mbrojtur “xhevahirin” e vet me rinovime dhe përmirësime të vazhdueshme. Edhe pse PSG mund të paraqesë një ofertë prej 230 milionë eurosh, Barça nuk është e detyruar ta pranojë – megjithatë, tundimi i një injeksioni financiar të madh gjithmonë shkakton debate të brendshme. Anëtarët dhe tifozët do të kërkonin shpjegime: humbja e Jamalit do të thoshte heqje dorë nga shpresa e madhe e së ardhmes. Gjithashtu, vetë lojtari ka fjalën e tij në këtë operacion. Aktualisht, Lamine Jamal dhe stafi i tij shprehin kënaqësi të plotë me rolin e tij te Barcelona.
Pas fitoreve në La Liga, Kupë, Superkupë dhe arritjes pranë finales së Champions League, skenari sportiv në “Camp Nou” mbetet shumë tërheqës. PSG nuk dorëzohet. Ata e dinë se do të jetë e vështirë të bindin Barcelonën, por duan të ndikojnë edhe te vetë lojtari. Megjithatë, rrethi i tij shfaq shqetësime: ngjarjet jashtë fushës mund ta shpërqendrojnë. Në Paris besojnë se nëse Jamal mbetet i fokusuar te loja, ai mund të kapërcejë çdo pengesë. Por në moshën 18-vjeçare, Lamine Jamal tashmë ka hapësirë për të ndërtuar rrugën e tij. Deri tani, prioriteti i tij ka qenë Barcelona, ku ai luan një rol qendror. Dorëzimi ndaj presionit të tregut do të nënkuptonte një largim para kohe. Paralelizmi është i pashmangshëm: disa shohin te Lamine Jamal atë shkëndijë që dikur e përfaqësonte Leo Mesi – jo si kopje, por si trashëgim simbolik i ADN-së “blaugrana”. Barcelona e di se figura e tij tashmë përfaqëson më shumë se një futbollist: ai është një idol në formim. Shitja e tij do të ishte tradhti ndaj kësaj aspirate.
Day: October 8, 2025
-

Paris San Zhermen bën çmenduri, ofron shifrën “astronomike” prej 230 mln euro për Lamine Jamal
-

Enea Mihaj vjen me vonesë nga Amerika, një serb komenton Shqipërinë
Adriatik BALLA
Kombëtarja po punon për ndeshjen e 11 tetorit kundër Serbisë, por në skuadër vijojnë të vijnë lojtarët që janë ftuar por që nuk kanë pasur kohë në dispozicion për të qenë në orarin e duhur në procesin stërvitor. Një situatë që ka sjellë edhe acarimin e trajnerit Silvinjo. Udhëtimi rraskapitës nga Amerika e largët, ka bërë që Enea Mihaj të ishte emri i fundit që i bashkohej Kombëtares shqiptare për përgatitjen e ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Qendërmbrojtësi është bërë pjesë e Atlanta Junajtid në MLS dhe ky ishte udhëtimi parë ndërkontinental që kur iu bashkua klubit amerikan, meqë nuk u ftua për ndeshjet e shtatorit.
Mihaj këtë radhë nuk mungoi në listën e Silvinjos, por ishte një mungesë në stërvitjen e së hënës, teksa mund të ndodhte e njëjta gjë për të martën. Udhëtimi i gjatë ka bërë që ai të mbërrinte vetëm sot në drekë në Shqipëri dhe pas një ndalese të shkurtër në hotel, ka shkuar menjëherë te “Shtëpia e Futbollit” për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës për stërvitjen. Ai mbërriti sapo ekipi kishte filluar ushtrimet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo, duke qenë në gjendje që të merrte pjesë në seancën e sotme. Mihaj shihet si një alternativë e rëndësishme për prapavijën nga trajneri Silvinjo, sidomos në këtë moment kur mungojnë në grumbullim dy emra si Ismajli e Kumbulla.
Sulmuesi serb analizon pragduelin me Shqipërinë: Një derbi rajonal të motivon
Serbia ka mbushur radhët e saj me emra të njohur në repartin e avancuar për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Por në radhët e saj për këtë sfidë është edhe një sulmues i ri, Andrej Iliç, i cili po bën emër në Gjermani me fanellën e Union Berlin. Ish-sulmuesi i përfaqësueses U21 të Serbisë, ka theksuar në një intervistë për faqen e internetit të Federatës Serbe, se e sheh ndeshjen me Shqipërinë si një derbi rajonal. “Kjo është një mundësi e rëndësishme. Ndeshja e parë në Tiranë ishte e vështirë dhe kjo mund të jetë e tillë gjithashtu. Në një aspekt, derbit rajonal janë ndeshje të mbushura me energji, ku duhet të hysh në fushë me vendosmëri, por edhe me besimin për të fituar. Në luajmë në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe në lojë janë shumë gjëra. Unë jam krenar që jam pjesë e ekipit tonë përfaqësues, që kam mundësinë të mësoj nga Mitroviç, Vlahoviç, Joviç dhe të gjitha këta emra të mëdhenj”, tha futbollist i cili po spikat me fanellën e Union Berlinit.
Emerllahu në formacionin më të mirë në kampionatin rumun
Pas paraqitjes ndaj Hermanstadtit, Lindon Emërllahu është përfshirë në formacionin më të mirë javës së 12-të të Superligës së Rumanisë në futboll. Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të martën nga faqja zyrtare e Superligës. Emërllahu shënoi gol në fitoren 2:1 të Kluzhit të dielën e kaluar ndaj Hermanstadtit. Ai e realizoi golin e fitores. 22-vjeçari Emërllahu këtë edicion në tetë ndeshjet e zhvilluara në kampionat ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim. Te Kluzhi luan edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Meriton Korenica. Emërllahu dhe Korenica janë ftuar nga selektori i Kosovës, Franko Foda, për dy ndeshjet e këtij muaji. “Dardanët” të premten nga ora 20:45 e presin Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kurse tri ditë më pas udhëtojnë për në Suedi. Ndeshjet janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës, që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
-

Ndryshime të orës së fundit, trajneri Silvinjo fton Nazmi Gripshin në Kombëtare
Adriatik BALLA
Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës më 11 tetor kundër Serbisë, një duel vendimtar për fatet e renditjes në grupin K eliminator, por edhe në duel me ngarkesë emocionale për shkak të raporteve të tensionuara mes shqiptarëve dhe serbëve në rajonin e Ballkanit, e sidomos me gjenocidin që ka ushtruar shteti i Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Ndërkohë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka vendosur të afrojë një tjetër lojtar në vend të Adrion Pajazitit të dëmtuar.
Dhe nuk është një nga emrat që ka pasur më parë në grumbullime, ndonëse deklaroi se nuk kishte kohë për eksperimente para Serbisë. FSHF bëri të ditur se ekipit do t’i bashkohej Nazmi Gripshi, mesfushori, i cili ka shkëlqyer me parë me fanellën e Teutës, Skënderbeut e Ballkanit. Së fundmi ai është bërë protagonist kryesor i skuadrës së Astanës në kampionatin e futbollit në Kazakistan. Golat dhe asistet e tij kanë kthyer Astanan në pretendenten kryesore për titullin kampion dhe për mesfushorin., kjo ftesë ishte deri diku e pritshme. Vetë Silvinjo deklaroi në konferencë për shtyp ku prezantoi listën për Serbinë se kishte 6 muaj që ndiqte lojtarin dhe nuk hodhi poshtë mundësinë që në të ardhmen ta bënte pjesë të grupit kuqezi, gjë që ka ndodhur më shpejt se sa kishte planifikuar tekniku për shkak të situatës me dëmtimet.
Pajaziti e Ismajli të dëmtuar, Silvinjo merr në stërvitje dy lojtarë të rinj të Tiranës
Dëmtimet e Adrian Ismajlit dhe Adrion Pajazitit kanë reduktuar numrin e futbollistëve të Kombëtares në dispozicion të trajnerit Silvinjo për përgatitjet e ndeshjes ndaj Serbisë. Kësisoj, trajneri është detyruar të thërrasë “përforcime” për të zhvilluar stërvitjet sipas llogarive të tij për ushtrimet e planifikuara me ekipin. Në seancën e sotme stërvitore të Kombëtares, të pranishëm kanë qenë si të ftuar për të plotësuar numrin edhe dy talente të akademisë së Tiranës. Mbrojtësi 18-vjeçar Murselo Dervishi si dhe mesfushori 17-vjeçar Ernesto Marqeshi, ishin dy emrat që u shfaqën sot në grumbullimin e kuqezinjve. Ata nisën ushtrimet e nxemjes veçmas grupit nën urdhrat e përgatitësit atletik Iris Selimi, për t’u bashkuar me ekipin vetëm kur të bëheshin ushtrime specifike për të cilat kërkohej edhe prania e tyre nga trajneri Silvinjo.
Skema taktike
Trajneri Silvinjo ka punuar me grupin e lojtarëve në të dy fazat e lojës, pra si në mbrojtje dhe në sulm, por kjo punë ka qenë e kushtëzuar nga mungesa e disa lojtarëve që erdhën me vonesë në grumbullim. Duhet thënë se trajneri po punon me kujdes për modulin taktik pasi e di që ndeshja me Serbinë jo vetëm që do të ketë karakter të fortë taktik, por do të jetë edhe një lojë nervash ku do të fitojë skuadra që do të dijë të respektojë disiplinën e brendshme dhe do të vendoset më mirë në fushë. Për këtë arsye, trajneri po punon në një mënyrë të tillë që ekipi të mos dalë i humbur nga takimi i 11 tetorit kundër Serbisë në stadiumin e Leskovcit. Një punë e mirë taktike dhe kualiteti teknik i lojtarëve mund t’i japin Silvinjos rezultatin e dëshiruar në përballjen me serbët. -

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme! Ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë maleve.
Reshjet e shiut do të jenë të dobëta në lindje në male.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 20m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë. -

Izraeli ndalon 3 anije me ndihma humanitare që po shkonin në Gaza, ministria e Jashtme: Personat në bord do të dëbohen menjëherë
Flotilja e Lirisë së Gazës njoftoi sot se anijet e saj u sulmuan nga forcat izraelite dhe se të paktën tre u ndaluan gjatë një përpjekjeje të re për të arritur në enklavën palestineze, e cila ka pësuar shkatërrime të mëdha në luftën që tani është në vitin e saj të tretë, për të ofruar ndihmë humanitare.
Kolektivi raportoi nëpërmjet një postimi në Instagram se forcat e armatosura izraelite përdorën mjete elektronike për të bllokuar transmetimin e komunikimeve dhe videove dhe anëtarët e tyre hipën në anijet e flotiljes për t’i ndaluar ato.
Ministria e Jashtme izraelite, nga ana e saj, siguroi se anijet e flotiljes janë të sigurta dhe po çohen në një port izraelit ku njerëzit në bord do të deportohen menjëherë.Breaking | The Freedom Flotilla Coalition, including Thousand Madleens to Gaza and Conscience, is being intercepted by the Israeli occupation forces in international waters.
Around 8 Israeli naval vessels are surrounding the ships, with occupation forces destroying CCTV cameras… pic.twitter.com/fhF1bjFAPb
— Quds News Network (@QudsNen) October 8, 2025Top Channel
-

Kthjellime me reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë maleve.
Reshjet e shiut do të jenë të dobëta në lindjenë male.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 20m/s.
Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.Top Channel
-

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe dhëndri i Donald Trump do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Gaza në Egjipt
Përfaqësuesi i posaçëm amerikan Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, do t’i bashkohen sot bisedimeve për planin e paqes në Gaza mes negociatorëve izraelitë dhe atyre të Hamasit në Egjipt.
Mbërritja e tyre vjen ndërsa raundi i dytë i bisedimeve indirekte, të zhvilluara të martën, përfundoi pa rezultate konkrete, bëri të ditur për BBC një zyrtar i lartë palestinez i përfshirë në negociata.
Donald Trump, duke komentuar situatën të martën shprehu optimizëm, duke thënë: “Ekziston një mundësi që të kemi paqe në Lindjen e Mesme.”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk dha komente të drejtpërdrejta për ecurinë e bisedimeve, por u shpreh se vendi po kalon “ditë vendimtare”.
Në një postim në platformën X, ai tha se Izraeli do të vazhdojë veprimet për të arritur objektivat e luftës: “Kthimi i të gjithë të rrëmbyerve, eliminimi i regjimit të Hamasit dhe garantimi që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin.”
Sipas burimeve pranë negociatave, Witkoff dhe Kushner ishin planifikuar të niseshin nga SHBA të martën në mbrëmje dhe të mbërrinin në Egjipt të mërkurën.
-

Plagosja e zyrtarit të BDI-së, Prokuroria: Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike
Prokuroria Themelore në Maqedoninë e Veriut njofton se atentati ndaj kandidatit për kryetar të Këshillit Komunal, Zekirija Shahini, nga të dhënat fillestare, nuk ishte politik.
Por, nga Prokuroria shtuan se rrethanat po verifikohen dhe se po mblidhen gjurmët dhe dëshmitë materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës.
LEXO EDHE: EMRI+FOTO/ Ja kush është politikani i plagosur në Kumanovë, kandidat i partisë shqiptare
Deklarata e plotë:
“Në lidhje me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe dëshmi materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës.
Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa autori është në kërkim.
Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por të gjitha rrethanat po verifikohen”, thonë nga Prokuroria.
Ndryshe, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij, rreth orës 13:54 minuta.
Nga të shtënat, Shahini ka mbetur i plagosur dhe me ndihmën e parë është dërguar në Spitalin e Qytetit në Kumanovë”.
-

“Derbit janë ndeshje me plot energji”, lojtari serb para sfidës me Shqipërinë: Rreziku është i lartë
Andrej Iliç ka marrë ftesën e parë në ekipin kombëtar serb. Një ftesë që vjen në prag të një sfide vendimtare, si ajo ndaj Shqiprisë. Sulmuesi i Unionit të Berlinit ka dhënë një intervistë për Federatën Serbe të Futbollit, ku është shprehur se derbit si ai me Shqipërinë janë ndeshje me energji të mëdha.
“Një mundësi serioze… Ndeshja e parë në Tiranë ishte e vështirë, edhe kjo mund të jetë e tillë tani. Në një farë mënyre, derbit lokalë janë ndeshje plot energji, ku duhet të hysh me vendosmëri, por edhe me besim për të fituar. Po luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, dhe rreziqet janë të larta. Jam i nderuar që jam pjesë e ekipit kombëtar, që kam mundësinë të mësoj nga Mitroviçi, Vlahoviçi, Joviçi dhe të gjithë këta djem të shkëlqyer”, ka deklaruar ndër të tjera Andrej Iliçi./Sport Ekspres/
