“FIRST DAY”/ Megaoperacioni i i RENEA-s në Elbasan! Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës, 30 të arrestuar, katër në kërkim
Forcat RENEA zhvilluan mëngjesin e kësaj të hëne një megaoperacion në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit. Policia ka dhënë detaje mbi operacionin “First Day”, ku u ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të përfshirë në veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 […]
Rrëzohet kryeministri francez, Bayrou humb votëbesimin
Kryeministri francez François Bayrou ka humbur votëbesimin që kërkoi në qeverinë e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar me 364 vota pro dhe 194 kundër për ta shkarkuar atë nga detyra dhe për të rrëzuar qeverinë e tij të pakicës. 25 deputetë të tjerë abstenuan. Francois Bayrou tani duhet t’i paraqesë Emmanuel Macron dorëheqjen […]
Sulmi rus ndaj qeverisë ukrainase, ambasadorja e BE në Kiev: Putini e di saktësisht çfarë po bën
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Ukrainë, Katarina Mathernova, ka deklaruar se Rusia ka goditur qëllimisht një ndërtesë qeveritare në Kiev me raketë balistike Iskander, e cila përmbante municion thërrmues, një lloj armësh të ndaluara gjerësisht për shkak të rrezikut ndaj civilëve. Deklarata e fortë e diplomates europiane erdhi gjatë një vizite që ajo zhvilloi në […]
Tragjedi në Meksikë, treni përplaset me autobusin, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së hënës në veriperëndim të Meksikës, ku një tren është përplasur me një autobus me dy kate, duke lënë të paktën 8 persona të vdekur dhe 45 të plagosur. Ngjarja ndodhi në qytetin Atlacomulco, në një zonë industriale me depo dhe fabrika të mëdha. Agjencia e Mbrojtjes Civile […]
“Policia, hape derën”/ Dalin pamjet nga aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë e armë. Si u zbulua rrjeti kriminal
Policia e Elbasanit ka bërë publike pamjet nga aksioni antidrogë, ku u vunë në pranga dhjetëra persona si dhe u sekuestruan armë, drogë e municione. Policia sqaron se strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, […]
VIDEO/ Mark Crawford: McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa lejen e FBI, ka takuar disa oligarkë ku thuhet se ka marrë para
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford, aktualisht President i institutit ‘Republikanët Jashtë SHBA’, ka folur në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, në lidhje me dosjen dhe të dhënat e reja për ish-drejtuesin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferkon, Crawford […]
Violina e parë e Albert Ajnshtajnit, e fshehur nga nazistët, do të shitet në ankand për gati 346,000 euro
Violina e parë e shkencëtarit të njohur Albert Ajnshtajn, të cilën ai u detyrua ta fshihte për t’i shpëtuar nazistëve, do të dalë në ankand në Mbretërinë e Bashkuar me një çmim fillestar prej 300,000 £ (rreth 345,800 €). Fizikani e bleu këtë instrument pak para se të largohej nga Mynihu në mes të viteve […]
‘Rusia do të prodhojë 2,500 raketa’/ Inteligjenca ukrainase: Putin po përgatitet për përballje me NATO-n
Zëvendësdrejtori i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Vadym Skibitsky, komentoi mbi prodhimin rus të armëve. Me anë të një interviste për mediat ukrainase, ai thekson se, Kievi ka informacion të saktë për këtë fakt. Sipas raportit, Rusia do të prodhojë 2,500 raketa, duke përfshirë raketa lundrimi, raketa balistike dhe raketa hipersonike, deri në fund të […]
Ekzekutimi mafioz i Agustin Kazës: Ky është personi që kërkohet nga policia
SUD INFO Policia federale e Belgjikës nisi këtë të hënë një njoftim të ri kërkimi në kuadër të vrasjes së Agustin Kazës, i cili u ezekutua ndërsa ishte ulur në tarracën e një kafeje në rrugën ‘Joseph Brand’ në Bruksel, të dielën më 28 prill 2024, rreth orës 22:30. Përveç autorit të të shtënave, i […]
SHIFRAT/ Mijëra euro për kostume dhe emisione, si u fry kostoja e prodhimit në RTSH
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në fillim të muajit gusht, Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) kërkoi mbështetje financiare prej 200.000.000 lekësh shtesë nga Buxheti i Shtetit. Konkretisht, drejtoresha e RTSH, Eni Vasili ngriti alarmin, për gjendjen kritike financiare, duke pranuar se kjo gjendje është si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimi nga drejtuesit e paraardhshëm, duke përfshirë periudhën e emërimit dhe shkarkimin […]