Day: September 8, 2025

  • Operacion i madh antidrogë në Elbasan/ 40 të arrestuar gjatë natës, sekuestrohet drogë dhe armë

    Operacion i madh antidrogë në Elbasan/ 40 të arrestuar gjatë natës, sekuestrohet drogë dhe armë

    Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në Elbasan.

    Forca të shumta policie kane kryer kontrolle në disa banesa. Paraprakisht jo zyrtarisht mësoht se janë arrestuar 40 persona.
    Policia gjatë ketij operacioni ka sekuestruar armë zjarri dhe lendë narkotike.
    Pritet që gjatë ditës policia të ketë një komunikim zyrtar në lidhje me këtë operacion.

    Top Channel

  • Irani pranon kufizim të programit të tij bërthamor, ministri Arraghci: Duam marrëveshje realiste, edhe me mbikëqyrje të rreptë

    Irani pranon kufizim të programit të tij bërthamor, ministri Arraghci: Duam marrëveshje realiste, edhe me mbikëqyrje të rreptë

    Irani është i gatshëm të pranojë kontroll ndërkombëtar dhe kufizime në programin e tij bërthamor, nëse në këmbim hiqen sanksionet ndërkombëtare, kjo u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, përmes një artikulli të botuar në të përditshmen britanike The Guardian.

    Sipas tij, Teherani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje “realiste dhe të qëndrueshme”, që përfshin mbikëqyrje të rreptë dhe kufizime për pasurimin e uraniumit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

    Araghchi u bëri thirrje vendeve të E3 (Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe) që të shfrytëzojnë këtë “dritare mundësie”, duke paralajmëruar se në të kundërtën, pasojat mund të jenë katastrofike për rajonin dhe më gjerë.

    Ultimatumi ndërkombëtar dhe frika nga përshkallëzimi

    Në fund të muajit gusht, vendet e grupit E3 i kërkuan OKB-së të reaktivizojë mekanizmin për rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit, siç parashikohet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Irani ka afat deri në fund të shtatorit për të rifilluar bisedimet dhe për të shmangur rikthimin e sanksioneve.

    Javën e kaluar, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u takua me Araghchin në Doha, ku diskutuan për qasjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në objektet bërthamore të Iranit dhe rezervat e uraniumit të pasuruar – sipas një zyrtari të BE-së.

    Historia e marrëveshjes bërthamore dhe tërheqja e SHBA

    Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 u nënshkrua nga Irani me SHBA-në, Kinën, Rusinë dhe vendet e E3, por SHBA u tërhoq nga ajo në vitin 2018, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, i cili riktheu sanksionet amerikane ndaj Iranit.

    Pas kësaj, Irani nisi të shkelë disa nga detyrimet e marrëveshjes, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me nivelin dhe sasinë e pasurimit të uraniumit, duke shkaktuar shqetësime për një ringjallje të tensioneve bërthamore në rajon.

  • Arrestohet shqiptari në Greqi, dyshohet se rrahu fëmijën e tij 4-vjeçar

    Arrestohet shqiptari në Greqi, dyshohet se rrahu fëmijën e tij 4-vjeçar

    Një shtetas shqiptar 42-vjeç është arrestuar në ishullin e Tinos në Greqi, i akuzuar për dhunë në familje.

    Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur në portin e jashtëm të ishullit, ku i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij 4-vjeçar.

    Hetimet paraprake po kryhen nga Komanda e Portit të Tinos, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e fëmijës apo rrethanat e ngjarjes.