Gara për kreun e ri të BKH/ KLP cakton datën dhe lirimin nga detyra të Hajnës, çfarë pritet të ndodhë
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), do të mblidhet më 1 shtator për të diskutuar mbi mbarimin e mandatit të drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj. Mbledhja do të zhvillohet në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti […]
Formimi i kabinetit të ri qeveritar, përfaqësuesja amerikane vizitë surprizë në zyrën e Ramës, ja çfarë ndodhi
Katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve dhe rikonfirmimit në detyrë të kryeministrit Edi Rama, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn ka shkuar paraditen e së premtes në kryeministri. Diplomatja amerikane ka qëndruar në godinën qeveritare përreth 20 minuta. Vizita e saj vjen në një kohë kur Rama pritet që të shpallë kabinetin e ri qeveritar.
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, fermerët paralajmërojnë beteja ligjore
Mes debateve të ashpra është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak në Pogradec, ku në qendër të diskutimit ishte propozimi për kthimin e kullotave të fshatit Çërravë në hapësira për ndërtimin e paneleve fotovoltaike. Mbledhja u shoqërua me tone të larta mes këshilltarëve, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të banorëve të zonës. Sipas […]
Aplikimet për kredi me Garancinë Sovrane të bujqësisë deri më 11 Nëntor; Dokumentet e kërkuara
Deri më 11 nëntor 2025 është afati i aplikimit për fermerët dhe bizneseve, pranë bankave të nivelit të dytë për kredi nëpërmjet garancisë sovrane për sektorin e bujqësisë. Ndërsa afati për disbursimin e kredive është përcaktuar të jetë jo më vonë se 12 dhjetor 2025. Aplikimet janë të hapura në 11 banka të nivelit të […]
Trajneri Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjet e shtatorit ndaj Gjibraltarit & Letonisë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë. Tekniku kuqezi ka thirrur 25 futbollistë. Lista e plotë: Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, […]
Analiza e DW/ Ukraina-BE: Garanci sigurie po, por nga do të vijnë paratë?
Këto javë janë periudhë ulje-ngritjesh për evropianët. Njëherë ata lihen mënjanë dhe as nuk merren në konsideratë, kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump negocion me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. Pastaj befas ata vendosen në qendër të vëmendjes, sepse marrëveshja e supozuar duhet të mbështetet ushtarakisht, domethënë, të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën: Madje edhe […]
Gara për kreun e ri të BKH/ Mblidhet Komisioni i Pastërtisë së Figurës dhe Pasurisë
Ka nisur zyrtarisht procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Pastërtisë së Figurës dhe Pasurisë, i ngritur për këtë qëllim, është mbledhur për të shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve. Komisioni përbëhet nga dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, kryetarja e Apelit të GJKKO-së Saida Dollani, si […]
Mirdita nuk zbaton urdhërin e Ramës për shkarkime, kryebashkiaku Melyshi: Punët tona i zgjidhim vetë
Në Bashkinë e Mirditës, e cila drejtohet nga demokratët, nuk është zbatuar urdhri i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtuesve të njësive administrative. Kryetari i Bashkisë, Albert Melyshi, e cilëson të padrejtë dhe antiligjor, pasi thotë se bie ndesh me kompetencat e pushtetit vendor. Sipas Melyshit, performanca e drejtorive dhe njësive administrative monitorohet çdo […]