Ministri turk i Transportit thyen rregullat e qarkullimit rrugor! Poston video me 225 km/orë, reagon me humor pasi gjobitet: Denoncova veten
Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, është gjobitur për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi publikoi një video në rrjetin social X ku shihej duke ngarë me shpejtësi të lartë në një autostradë pranë Ankarasë. Në pamjet, të shoqëruara me muzikë popullore dhe fragmente nga fjalimet e presidentit Recep Tayyip Erdogan, shihej shpejtësi […]
Denoncimi i PD/ Avokatja Kalaja zbërthen memorandumin mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID që kishte për qëllim kapjen e drejtësisë
E ftuar sonte në Syri TV, avokatja dhe kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, u shpreh se Partia Demokratike në 2022, kur gjërat ishin bërë fakt i kryer, mori informacion mbi një memorandum që lidhet me sistemin gjyqësor, por nuk kishte prova të mjaftueshme për të denoncuar abuzimet. Ajo e konsideroi absurde punësimin e specialistëve […]
Takimi në Alaskë/ Reuters zbulon se çfarë i ka ofruar SHBA, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Zyrtarë amerikanë dhe rusë të qeverisë diskutuan disa marrëveshje energjetike në margjinat e bisedimeve për paqen në Ukrainë që u mbajtën në muajin gusht, konfirmuan për Reuters pesë burime të njohura me këto bisedime. Marrëveshjet e propozuara do të shërbenin si një nxitje për Kremlinin që të pranojë paqen, ndërsa Uashingtoni do të lehtësonte sanksionet […]
Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas
Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas. Mijëra të huaj po mbushin boshllëkun e tregut shqiptar të punës, por sipas ekspertëve, kjo është vetëm një masë e përkohshme, larg një zgjidhjeje që garanton qëndrueshmëri. Pedagogu dhe eksperti i punësimit, Erion Muça në një intervistë për Report TV, […]
Çfarë i ka ofruar SHBA, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Vladimir Putin dhe Donald Trump SHBA-Zyrtarë amerikanë dhe rusë të qeverisë diskutuan disa marrëveshje energjetike në margjinat e bisedimeve për paqen në Ukrainë që u mbajtën në muajin gusht, konfirmuan për Reuters pesë burime të njohura me këto bisedime. Marrëveshjet e propozuara do të shërbenin si një nxitje për Kremlinin që të pranojë paqen, ndërsa […]
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm, kundër pjesëtarëve të KFOR-it
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të martën masë paraburgimi prej një muaji ndaj një burri të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 2023. Gjykata ka thënë se ekzistojnë dyshime se i pandehuri L.M i ka kryer veprat penale:“bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të […]
Kuvendi nis me 11 komisione, Rama ‘zhduket’ drejt Sllovenisë, ja arsyeja
Socialistët duhet të presin shtatorin për t’i dhënë fund ankthit se kush nga ata do të jetë në ekipin e Rama 4! Shefi i mazhorancës Edi Rama ende nuk e ka thirrur Asamblenë, por në zyrën në Kryeministri prej dy ditësh vijon të presë dhe përcjellë vartësit e tij politik. Në ditën e dytë të […]
Komisioni Rregullator “vulos”, rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit/ Publikohet edhe lista e deputetëve për çdo qark
Komisioni Rregullator do të vulosë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në një mbledhje që do të zhvillohet më datën 28 gusht në orën 11:30. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator do të pasohet më pas me mbledhjen e parë të Kuvendit, ku do të zhvillohet edhe seanca e konstituimit. Ndërkohë që KQZ publikoi listën […]
“PD nuk duhet të jetë dekor në Parlament, populli duhet të reagojë”, Hoxha paralajmëron: Qeveria Rama 4 do të ketë…
Demokrati Lisandër Hoxha në një studio televizive kërkoi që demokratët të mos hyjnë në parlamentin e ri pasi kjo gjë do të ishte e pamoralshme dhe për qëndrimet që PD ka mbajtur se zgjedhjet ishin të vjedhura. Ai shtoi se drejtuesit duhet të thërrasin popullin në rrugë pasi të gjitha mënyrat e tjera demokratike kundër […]
Pritjes i erdhi fundi, Armando Broja do të debutojë me fanellën e titullarit me Burlney-n
Pritjes i erdhi fundi. Armando Broja duket se ka arritur formën e duhur fizike për të zbritur në fushën e lojës. Trajneri i Burney-t ka vendosur ta hedhë në fushë nga minuta e parë përballë Derby-t. Ndeshja do të nisë në orën 20:45 dhe është e vlefshme për FA Cup. Kjo do të jetë ndeshja […]