Day: August 26, 2025

  • Arsenali i pandalshëm në merkato, pritet ardhja e fundit, Piero Hincapie, për 60 mln euro

    Arsenali i pandalshëm në merkato, pritet ardhja e fundit, Piero Hincapie, për 60 mln euro

    Adriatik BALLA
    Arsenali do të finalizojë në ditët e ardhshme afrimin e Piero Hincapié, mbrojtësit qendror ekuadorian që luan për Bajer Leverkusen. Sipas gazetës “AS”, marrëveshja do të zgjidhet duke paguar klauzolën e lirimit, e cila kap vlerën e 60 milionë eurove, një shumë që klubi anglez duket i vendosur ta paguajë për të forcuar repartin difensiv.
    Mbrojtësi ekuadorian kishte shprehur që në fillim të muajit dëshirën për të bërë një hap cilësor në karrierë, dhe destinacioni ideal për të është Premier League, ku Mikel Arteta e konsideron atë një pjesë strategjike për të konkurruar për të gjitha trofetë e sezonit. “Topçinjtë” e kanë ndjekur prej kohësh, madje edhe para shpërthimit të tij në Bundesligë, dhe tani e kanë brenda mundësive. Ky transferim nuk është vetëm një nevojë sportive, por edhe një investim për të ardhmen. Hincapié, vetëm 22 vjeç, ka treguar se është një mbrojtës me karakter, shpejtësi dhe aftësi për t’u përshtatur si në një mbrojtje me katër, ashtu edhe në një sistem me tre qendërmbrojtës. Performancat e tij te Leverkuseni i Ksabi Alonsos e kanë vendosur si një nga talentet më premtuese në kontinent.
    Në Gjermani, ai ka lënë gjurmë me 166 ndeshje, ndërsa me kombëtaren e Ekuadorit ka regjistruar 46 paraqitje, duke qenë një lojtar kyç. Për Arsenalin, afrimi i ekuadorianit është strategjik: forcimi i mbrojtjes me një lojtar që kombinon rininë me eksperiencën ndërkombëtare. Për më tepër, klubi londinez e sheh si partnerin ideal të Uilliam Saliba dhe Gabriel Magalhaes, duke konsoliduar kështu një nga mbrojtjet më të forta në Angli. Megjithatë, ky transferim nuk është pa lëvizje të tjera. Para finalizimit, Arsenali duhet të sigurojë largimin e Jakub Kivior, i cili është pranë huazimit me opsion blerjeje te Porto. Pasi kjo hapësirë të krijohet, klubi do të mund të zyrtarizojë ardhjen e Hincapié pa pengesa. Gara për firmën e tij ka qenë e fortë. Skuadra si Çelsi, Totenhem, madje edhe Atletiko de Madrid kanë eksploruar mundësinë e transferimit, por asnjëra nuk ka qenë e gatshme të paguajë 60 milionët e kërkuara nga Leverkusen. Në të kundërt, Arsenali ka treguar vendosmëri dhe ambicie, duke konfirmuar se objektivi është të përballen kokë më kokë me Mançester Siti dhe Liverpul në të gjitha garat. Angazhimi për Piero Hincapié jo vetëm që e forcon skuadrën e Artetës, por gjithashtu dërgon një mesazh të qartë për pjesën tjetër të Evropës: Arsenali po synon majat. Me këtë nënshkrim, londinezët shtojnë talent, potencial dhe konkurrueshmëri.

  • Legjionarët më të spikatur, sinjale Silvinjos për ndeshjet e Kombëtares në shtator

    Legjionarët më të spikatur, sinjale Silvinjos për ndeshjet e Kombëtares në shtator

    Adriatik BALLA
    Në shtator trajneri i Kombëtares Silvinjo do të bëjë zgjedhjet e tij në fushë në dy ndeshje të ekipit përfaqësues, por ka dhe lojtarë që kërkojnë një shans, falë performancës së tyre të momentit. Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit pesë legjionarët shqiptarë me vlerësimet më të larta që luajnë jashtë kufijve. Vendin e parë e mban mesfushori shqiptar Nazmi Gripshi i cili në 90 minuta shënoi gol dhe dhuroi asist, por pavarësisht kësaj Astana u mposht në transfertën me Zhenis. Ai është vlerësuar më notën 9.4. Mbrojtësi Adrian Bajrami është pozicionuar në vendin e dytë falë paraqitjes fantastike në fitoren e skuadrës së tij Luzern kundër St. Gallen. Ish-mbrojtësi i Laçit, Ajdi Dako i ka dhuruar fitoren ekipit të tij LNZ Cherkasy në Kupë falë golit të realizuar në minutën e 54-të. Ai është pozicionuar në vendin e 3-të me notën 8.1. Vendin e katërt e mban sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni i cili shënoi gol dhe dhuroi asist për Austin në transfertën me Montrealin. Top 5-shja plotësohet me Enis Shabani.
    Nedim Bajrami në “radarët” e klubeve spanjolle
    Nedim Bajrami është duke u kërkuar nga skuadra e Seviljes dhe ajo e Udinezes. Bajrami nuk është ftuar nga Rejnxhërsi në dy ndeshjet e fundit. Një largim i Bajramit nga gjiganti skocez është i mundshëm. Kështu ka shkruar të hënën “Transferfeed”. Mësohet se Rejnxhërsi po kërkon tri deri në katër milionë euro për ta liruar Reprezentuesin e Shqipërisë. 26-vjeçari te Rejnxhërsi u transferua verën e kaluar nga Sasuolo. Me klubin nga Skocia ka zhvilluar 49 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistime. Bajrami në të kaluarën është paraqitur për skuadra si Empoli, Grasshopers e Zurih. Me Kombëtaren e Shqipërisë ka zhvilluar 35 ndeshje. Ka gjashtë gola të realizuar. Kontrata e Bajramit me klubin skocez përfundon në vitin 2028. Rejnxhës e bleu verën e kaluar për shifrën e 3.6 milionë eurove. Dhe skocezët nuk duket se do heqin dorë pa i arkëtuar sërish shpenzimet e bëra.
    Hebaj protagonist në Uzbekistan
    Rubin Hebaj është kthyer në një nga golashënuesit më të njohur në futbollin në Uzbekistan. Sulmuesi i cili ka fituar titull kampion në Superiore me Partizanin e Teutën, por edhe në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës, tashmë është pjesë e Sogdiana dhe po ndihmon këtë skuadër që të synojë objektiva madhorë. Dje në ndeshjen e Kupës ndaj Navbahor Namagan, ai ishte protagonisti kryesor i sfidës. I aktivizuar si zakonisht nga minuta e parë, Hebaj u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur për të shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij. Në minutën e 56-të, skena u përsërit, me Hebajn që tregoi se është një gjahtar zone duke dyfishuar shifrat për ekipin e tij e duke bërë thuajse formalitet kualifikimin. Avantazhi i dyfishtë bëri që trajneri më pas ta zëvendësonte sulmuesin shkodran, ndërsa ekipi i Sogdiana shënoi edhe dy herë të tjera në minutat e fundit për të mbyllur ndeshjen me fitoren 4-0 dhe kalimin në turin tjetër në Kupë.

  • Ulje e lehtë temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

    Ulje e lehtë temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

    Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gradualisht pas mesditës do të vijnë në shpërbërje.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.
    Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

    Top Channel

  • Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të ‘Ministrisë së Mbrojtjes’

    Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të ‘Ministrisë së Mbrojtjes’

    Pasi Këndi i Meksikës mori emrin e ri “Gjiri i Amerikës” nga Donald Trump, tani është radha që Ministria e Mbrojtjes të ketë një emër të ri.
    Në një deklaratë të bërë ditën e hënë, presidenti amerikan njoftoi se qeveria e tij ka në plan të ndryshojë emrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ta bëjë atë “Ministria e Luftës” (Department of War) brenda disa ditëve.

    “Kur fituam Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore, emri ishte Ministria e Luftës. Dhe për mua, ky është realiteti,” tha Trump në një konferencë shtypi së bashku me presidentin e Koresë së Jugut, Li Jae-myung.

    Të gjithë janë të lumtur për historinë tonë të jashtëzakonshme fitoreje kur ishte Ministria e Luftës. Pastaj e ndryshuam në Ministrinë e Mbrojtjes”, shtoi ai.

    Ministria e Luftës ka ekzistuar në Shtetet e Bashkuara nga viti 1789 deri në vitin 1947, kur administrata e Presidentit Truman e ndau atë në dy ministri për Ushtrinë dhe Forcat Ajrore, duke bashkuar gjithashtu Ministrinë e Ushtrisë së Marinës, të gjitha nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes.
    Truman synonte që me këtë ndryshim emri të jepte më shumë kompetenca në duar të shefit të Pentagonit, veçanërisht për forcën ushtarake detarët, sipas Politico.

    Si Trump ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili ka premtuar të rikthejë “etikën luftarake” të ministrisë, kanë shprehur disa herë keqardhjen për ndryshimin e mëparshëm të emrit.

    Madje Trump ka quajtur Hegseth “ministër i Luftës” gjatë Samitit të NATO-s në qershor, duke sugjeruar se ishte korrektësia politike që e bëri të nevojshëm ndryshimin.

    Përkundër faktit që Trump ka lënë të kuptohet se ndryshimi i emrit është afër, Pentagonit do t’i nevojitet miratimi i Kongresit për të realizuar çdo ndryshim emri.

  • Ministri i Jashtëm gjerman në Kroaci: Gjermania do ta nxisë anëtarësimin e Ballkanit në BE

    Ministri i Jashtëm gjerman në Kroaci: Gjermania do ta nxisë anëtarësimin e Ballkanit në BE

    Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende. Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim. “Tani duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha politikani i CDU-së gjatë një takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj që Kroacia të luajë një rol aktiv dhe vendimtar si një shoqëruese”, shtoi ai.
    Wadephul: Anëtarësimi në BE gjithmonë çështje gjeopolitike

    Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e pranimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. BE ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar negociatat. Kosovaështë një kandidat potencial për pranim.
    Anëtarësimi në BE nukështë një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, tha Wadephul. “Fqinjët tanë nuk duhet t’ia lëmë autokratëve që kërkojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre përmes dezinformimit dhe korrupsionit ose të na fusin në varësi të reja”, paralajmëroi ai, pa përmendur vende si Rusia dhe Kina. Krahas procesit të zgjerimit,  BE duhet të reformohet nga brenda për të qenë në gjendje të përballet me sfidat gjeopolitike si një Bashkim i aftë dhe i konsoliduar demokratikisht.
    Urë për Ballkanin Perëndimor
    Kroacia është e domosdoshme për procesin e zgjerimit, tha Wadephul. “Ju i dini vështirësitë e procesit të pranimit nga përvoja juaj. Kjo ju bën një urë midis Ballkanit Perëndimor”. Kroacia ka rol “thelbësor që Evropa të vazhdojë të rritet, jo vetëm në aspektin e anëtarësimit, por edhe në forcë, kohezion dhe ndikim”. Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian, në mesin e vitit 2013, dheështë gjithashtu anëtare e NATO-s.
    Ministri i Jashtëm kroat Radman deklaroi se vendi i tij po merrte pjesë aktive në procesin e negociatave të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ne nuk duam të shohim ndikim të palëve të treta mbi këto vende”, theksoi ai. Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet “në një vakum gjeostrategjik”. Radmani shtoi: “Ballkani Perëndimorështë pjesë e Evropës; ata i përkasin gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht BE.”/DW/

  • Kush do ta drejtojë seancën e parë të parlamentit të ri: Berisha, Shehu apo Llajo?

    Kush do ta drejtojë seancën e parë të parlamentit të ri: Berisha, Shehu apo Llajo?

    Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa agjendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës.
    Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët e rinj do të bëjnë betimin.

  • Lapaj: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, beteja jonë nuk do të jetë në Parlament

    Lapaj: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, beteja jonë nuk do të jetë në Parlament

    Kryetari i partisë politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që i dha mandatin Anila Dajkos.
    Lapaj tha se ndihet i tradhtuar nga Endri Shabani, bashkëdrejtues i formacionit zgjedhor Nisma Shqipëria Bëhet, të cilin e cilësoi mik të tij prej 12 vitesh. “Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Nuk e prisja këtë nga ai. Kjo ishte arsyeja pse ula vigjilencën time, sepse nuk më shkonte në mendje se një mik do vepronte kështu”, u shpreh Lapaj gjatë një interviste televizive.
    Sipas Lapajt, qëllimi i lëvizjes së tij nuk ka qenë një mandat i vetëm, por hapja e listave dhe krijimi i garës së drejtë për qytetarët. “Nëse do të doja të shkoja në Parlament, e kisha shumë të thjeshtë. Unë vetë kam firmosur listën. Por beteja jonë ka qenë për listat e hapura, jo për karrige. Ne kemi dashur të hapim garën dhe ta bënim për qytetarët. Përfaqësojmë 80 mijë qytetarë që nuk kanë zë”, tha ai.
    Ai e cilësoi vendimin një padrejtësi, por theksoi se kjo nuk e ndal.
    “Beteja jonë nuk do të jetë në Parlament, por në rrugët e atdheut. ‘Shqipëria bëhet’ është një lëvizje model dhe angazhimi ynë do të jetë akoma më i fortë. Politika shqiptare na ka borxh 7 mandate,” u shpreh Lapaj.
    Megjithatë, ai foli me respekt për deputeten e re. “Zonja Dajko është një zonjë e nderuar, madje nëna e një prej kandidatëve tanë. Problemi nuk është tek ajo, por tek sistemi dhe padrejtësia që iu bë qytetarëve tanë”.
    Lapaj theksoi se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është i pashmangshëm dhe se përpjekja e tij do të vazhdojë jashtë sallës së Kuvendit.

  • ‘Uluni me by*hë në tokë se këmbë e këllqe nuk keni, ju butakët e PD me përralla revolucioni’

    ‘Uluni me by*hë në tokë se këmbë e këllqe nuk keni, ju butakët e PD me përralla revolucioni’

    Myslim Murrizi ka reaguar, pas zërave për djegien e mandateve nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.
    “Po degjoj disa zera cicerues qe po artikulojne versionin e djegies se mandateve.
    Te perseritesh dy herë te njenjtin gabim fatal eshte me shum se idiotesi apo miopi politike, madje eshte nje veprim me dashje per te shkrirë PD dhe per te perjetesuar monizmin modern me emrin demek-kraci.
    Nje parti politike kurre nuk duhet te udhehiqet nga emocionet histerike te disa pseudo militanteve “radikalë” por duhet te jete e qarte ne vizionin e asaj per ate qe ka si objektiv.
    Militantet jane palca e çdo partie politike por kush mer vendime sipas thirrjeve emocionale te tyre eshte e destinuar te deshtojë.
    A ju kujtohen thirrjet histerike te porositura te nje grushti militantesh “mercenarë” se as demokratë nuk mu duken ne shkurt 2019 kur ulerinin ne oborrin e PD ne kor digjni mandatet??
    E çfar fitoi PD???
    Ja ku jemi sot ne nje gjendje te mjerueshme dhe me nje çorganizim te “organizuar”.
    Joooo ore jooo nuk duhet t’i digjni kurre mandatet. Por nuk duhet t’i bashkoni votat me PS per menderen tuaj te levizshme e te qelbur siç bete ne korrik 2024 kur miratuat kete kod zgjedhor qelbanikesh dhe mashtruat se keni hapur listat me 2/3 dhe sot nga 50 deputetë qe jeni gjithsej, vetem 7 jane deputetë me vota.
    Ju 43 te tjeret jeni parazitë politik dhe vegjetues te peshtire qe shitet demokratet ne korrik 2024 vetem per karriken tuaj te piste e te ndyre.
    Joooo ore joooo nuk duhet t’i digjni mandatet por mos bashkoni votat me PS siç bete per amnistin e trafikanteve”, shkruan ai.
    “Nuk duhet t’i digjni mandatet por duhet te digjni flakë Parlamentin duke bere opozitë jo selektive por me fakte dhe denoncime per çdo afere korruptive. Nuk duhet t’i digjni mandatet joooo por duhet te uleni me bythë ne toke se kembe e kellqe nuk keni ju butak pa vota dhe te kerkoni rishikimin e reformes territoriale dhe urgjentisht te prishni kete kod zgjedhor qelbanikesh qe miratuat per te qenë ne ate parlament pa vota”, vijon Murrizi.
    “Duhet te shkoni ne Parlament e te flisni per 15 miliardë euro vjedhje te Bankers, per mberurinat toksike te Kurumit, per konçensionin 130 milionë euro te Jani Karathanasit, per 110 milion euro konçension te Klod Allajbeut, per konçensionin dy herë me shum se vlera te rruges Thuman-Kashar, per traun e Kukesit, traun e rinasit, per Alabarin ne Durres dhe halabaket e politikes qe fshihen pas tyre, per investitoret strategjikë pa i ndare ne te PS e PD se grabitesit nuk kane bindje politike por veç grykesi.
    Jooo ore jooo nuk duhet t’i digjni mandatet por nuk duhet t’i perdorni ato per te marre tendera, leje per kulla, konçensione dhe resorte turistike per veten apo familjaret tuaj.
    Duhet te jeni ne Parlament per te mbrojtur 500 mijë votues opozitarë qe edhe pse pushteti tentoi t’i blejë e t’i mashtrojë apo frikesojë, votuan per kandidatet e listes se hapur te PD ne 12 qarqet se per ju 43 nuk votoi e kam bindjen qe nuk ju votojne as ata qe keni komshinj, kusherinj e krushqi.
    Nuk duhet t’i digjni mandatet jooo, por nuk duhet t’i perdorni per te punesuar familjaret, bashkeshortë, bashkëjetues, femije, motra, vellezer, kuneter e baxhanakë neper vendet me te paguara ne administrate siç i keni deri me sot ne Banken e Shqiperis, ne KLSH, ne Bashki, si perfaqesues te Rames ne Europe, ne KESH, ne ERT, apo tek çdo drejtori ku pagat jane me te lartat.
    E nese jeni ne Parlament per te gjitha keto dhe shumë e shumë te tjera qe nje opozitë jo selektive dhe jo e pazareve te pista ka per detyre te bejë, ju garantoj se mandatet tuaja vlejne shum dhe ne 2027 shkojme 600 mij vota dhe fitojme mbi 25 bashki dhe ne 2029 shkojme mbi 700 mijë vota dhe kthejme PD dhe demokratët ne pushtet.
    Perrallat me revolucion, me mosbindje, me permbysje dhe dengla te ketij lloji tregojani njeri tjetrit neper festa kur dridhni belin e kerceni si hipokritë ne valle kengen e Berishes qe deri ne 2029 nuk besoj se keni me nevojë te dridheni si k ne tub duke kercyer.
    Vetem duke bere ate qe ju takon te beni si opozite, pa shtirje dhe pa hipokrizi e fallcitet mashtrues keni shlyer nje pjese minimale te borxhit dhe detyrimeve qe keni ndaj demokratëve.
    Ndryshe mereni ate mandat dhe mos e digjni fare por lyeni me vaj ulliri dhe futeni aty ku te ndjeheni rehat kur te kerceni me dredhje e tundje beli si balerina politike te viteve 2021-2025 qe “vallezuat” preher me preher pas 8 janarit 2022 ku blinduat dyert e PD dhe dhunuat demokratët qe donin te hynin ne selin e tyre”, përfundon Murrizi.

  • PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …

    PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se pas nisjes së punimeve të Kuvendit të ri në shtator, do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet.
    Gjatë fjalës së tij në një konferencë me gazetarët, Berisha vazhdoi akuzat ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, të cilin e quan “Altin Troplini”, duke e akuzuar se është i marrë peng nga qeveria dhe nuk heton dot për krimet zgjedhore.
    “Padiskutim që do të ketë komision. Natyrisht, Altin Troplini nuk heton dot, sepse Altin Troplini është i marrë peng nga Edi Rama, për arsye se është personi i vetëm me një rrogë me 4 apartamente, 3 të regjistruara në emrin e tij, dhe të katërtin thotë banoj me qira, kollovar, tek vjehrri.  Punonjës tjetër shtetëror me rrogë shteti që të mund të ketë siguruar jo tre, por qoftë edhe më shumë se një apartament, nuk ekziston, përveç atij, i cili për hir të së vërtetës përflitet.”, tha Berisha.
    Berisha përmendi gjithashtu edhe çështjen shumë të diskutuar të pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës, duke akuzuar drejtësinë dhe qeverinë për mbrojtjen e të “fortëve” dhe lënien në harresë të viktimave.
    “Unë e kam thënë këtu. Kanë qarkulluar të dhëna, lajme, se Altin Hajri është i lirë sot, pothuaj i lirë, në kërkim gjoja, që bënte fushatë elektorale lirshëm. Jan Prengën, i cili u gjet i bërë copa, u akuzua kopshtari, apo kuzhinieri, apo roja. Kurse, i zoti që ishte kryesori, jo. Dha 700 mijë euro thonë dhe dy kostume atij Olsit, Ulusiut i thoshte Olsi për t’ia maskuar emrin.”, deklaroi Berisha.
    Kryetari i PD-së theksoi se ai kurrë nuk do t’i njihte rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit: “Po afrohet momenti kur, PD do të marrë vendimet përkatëse. Një gjë është e sigurt që, PD këto zgjedhje nuk do t’i njohë kurrë.  Unë të kuptoj, por të imagjinosh për një moment të njohësh këto zgjedhje, do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, në krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas 1946.”