“Nuk mendoj se duhet ta mbajmë ne barrën”, JD Vance për çështjen Rusi-Ukrainë: Presidenti pret që Evropa të luajë rolin kryesor këtu
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance thotë se vendet evropiane do të duhet të paguajnë “pjesën e luanit” të kostove për garancitë e sigurisë së Ukrainës. Garancitë e sigurisë i referohen angazhimeve të aleatëve ukrainas, për ta mbrojtur atë në rast se Rusia nis një pushtim tjetër pasi të arrihet paqja. Është një nga prioritetet kryesore të […]
Izraeli nis ofensivën në Gaza, ushtria e lodhur përballet me kufizime të mëdha në fuqinë punëtore
Në fazat e para të një sulmi të madh në qytetin e Gazës, Izraeli ka nisur thirrjen e dhjetëra mijëra rezervistëve për të marrë pjesë në operacionin ushtarak që po afrohet. Zaptimi dhe pushtimi i qytetit më të madh në veri të Gazës, që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi si një nga fortesat e […]
‘Spektakël’ në kufirin Kosovë-Shqipëri, një person u drejton armën efektivëve dhe s’i bindet urdhrit të ndalimit, arratiset drejt vendit tonë
Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur. Në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar […]
Një banor në Kaliforni infektohet me murtajë, u pickua nga një plesht
Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit. Sipas tyre, besohet se personi është infektuar pasi u pickua nga një plesht i infektuar gjatë një kampingu në zonën e South Lake Tahoe, sipas CNN. Personi i prekur po shërohet në shtëpi dhe […]
Stuhi e fortë në Kroaci: Breshër me madhësinë e kokrrës së arrës, rrugët u përmbytën
Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në madhësinë e arrës dhe reshje të dendura ka goditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Umagut dhe veriperëndimin e Istrës në Kroaci. Sipas portalit meteorologjik Istramet, brenda një kohe të shkurtër kanë rënë rreth 100 milimetra shi për metër katror. Moti i keq erdhi nga perëndimi […]
Trafikanti nga Shqipëria iu drejton armën policëve të Kosovës! Arratiset dhe lë pas një qese me 21 kg drogë
Më datë 20 gusht 2025, rreth orës 20:30, njësitë hetimore të Policisë së Kosovës nga Departamenti i Kufirit kanë zbuluar një rast të dyshuar të trafikut të drogës në zonën përgjatë vijës së gjelbër midis Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë një operacioni hetimor në terren, zyrtarët policorë hasën një person të armatosur, i cili ishte duke […]
Trafikanti i drejton armën Policisë në kufirin e Morinës, arratiset dhe braktis çantën me drogë
droga e sekuestruar MORINË-Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në kufirin me Shqipërinë, ku është përballur me një trafikant droge. Shqipatri ende i paidentifikuar nuk i ka ndaluar Policisë, ndërsa u ka drejtuar armën autoriteteve dhe është larguar drejt zonës malore në drejtim të Shqipërisë. Në njoftimin zyrtar policia e Kosovës raporton se kanë tentuar ta ndalojnë […]
Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025
Showbiz E Enjte, 21 Gusht 2025 08:53 DashiDo të bini në konflikt me dikë që është shumë i rrënjosur në mënyrat e tij ose të saj. Mbani në mend se jo gjithçka është aq e thjeshtë dhe racionale sa mund të sugjerojë ky person. Ka faktorë të papritur që duhet të merrni parasysh të dy. […]
Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona
Politikë E Enjte, 21 Gusht 2025 08:27 “Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona, e një destinacion që s’duhet të mungojë në udhëtimet e të pasionuarve pas turizmit natyror këtë verë”- shkruan Edi Rama.
Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, kthehet në shtëpi
Pas disa orësh mungesë që alarmuan familjarët dhe policinë, ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në banesë mbrëmjen e së mërkurës. Familjarët ngritën alarmin pasditen e djeshme, pasi humbën çdo kontakt me të. Ishte nëna e tij ajo që bëri denoncimin në Komisariatin nr. 1, duke shprehur shqetësimin […]