Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Spiropali e cilëson incidentin si të papranueshë. Sipas saj, ky incident sjell në kujtesë të […]
Ekspozita/Historia e Kolonjës në 200 materiale origjinale nga periudha 1880-1930
Studiuesi Niko Kotherja prezantoi për herë të parë një ekspozitë të veçantë që përmbledh punën dhe jetën e rilindasve dhe luftëtarëve të shquar nga zona e Kolonjës në periudhën 1880–1930. Ekspozita përmban mbi 200 materiale origjinale, duke përfshirë fotografi, dorëshkrime, libra, gazeta të rralla dhe botime të kohës, të cilat pasqyrojnë kontributin e figurave të […]
Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të ditur se ky entitet serb në Bosnje-Hercegovinë do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar që e dënon atë me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh për ushtrim të aktivitetit politik. “Populli i Republikës Sërpska duhet të ruajë qetësinë dhe të mobilizohet me institucionet tona. Askush […]
Merz reagon ashpër pas publikimit të videove të pengjeve izraelite: Hamasi nuk ka më rol në të ardhmen e Gazës
Berlini po i bën thirrje Izraelit të “vazhdojë të dërgojë ndihmë humanitare” në Gaza dhe “të mos i përgjigjet cinizmit të Hamasit”, pavarësisht publikimit të videove tronditëse të pengjeve izraelite. Në një intervistë me gazetën Bild, kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se ishte i tronditur nga tre videot që tregojnë pengje izraelite të copëtuara, njëri […]
U arrestua sot në Orikum, me vete iu gjetën dy armë! Kush është Flodian Plaku, vrasësi me tre emra që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë
Flodian Plaku, që u arrestua sot në Orikum, teksa u kap me dy armë zjarri me vete, është një nga tre të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes. 41-vjeçari konsiderohej nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të mëparshëm penal. Për Plakun, i cili mban edhe mbiemrat Seriani dhe Mamo, i shpallur […]
Top Channel siguron videon/ Të rinjtë sherr me thika në Vlorë, një vajzë tenton t’i ndajë, por…
Top Channel ka siguruar videon e konfliktit mes dy të rinjve mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili u përfshinë në një sherr, që përfundoi në përdorimin e thikave. Sikurse duket në videon e siguruar nga korrespondenti Mikel Marsi, një vajzë […]
Artistët europianë ngrenë alarmin: Akti i Inteligjencës Artificiale nuk i mbron të drejtat e autorit
Ndërsa pjesë të Aktit Evropian për Inteligjencën Artificiale (IA) hynë në fuqi këtë fundjavë, grupet e industrisë krijuese paralajmërojnë se ligji lë boshllëqe të rrezikshme për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Përfaqësues të artistëve, kompozitorëve dhe shkrimtarëve në BE akuzojnë legjislacionin se nuk mbron mjaftueshëm veprat e tyre nga përdorimi i paautorizuar për trajnimin […]
VIDEO/ Zjarr në Orikum
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke iu afruar banesave. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrës./ A2/
VD- Të rinjtë sherr me thika në Vlorë, një vajzë tenton t’i ndajë, por s’ja del dot!
Sherri me video VLORË- Konfliktet, përplasjet dhe plagosjet janë kthyer në “trendin” e kësaj vere. Një tjetër episod është shënuar mes dy të rinjve në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili u përfshinë në një sherr, që përfundoi në përdorimin e thikave. Siç duket edhe […]
Takim sekret në Dhërmi, Edi Rama darkon me Alex Soros dhe Huma Abedin! A u shkel protokolli në vilën qeveritare?
Filantropi Alex Soros ka zgjedhur të kalojë pak kohë pushime në Shqipëri, pas dasmës me Huma Abedin në qershor të këtij viti. Soros bashkë me bashkëshorten e tij, Huma Abedin raportohet se ndodhen prej dy netësh në jug të vendit, konkretisht në Dhërmi. Çiftit Soros-Abedin iu është bashkuar mbrëmjen e djeshmë edhe kryeministri Edi Rama. Në […]