A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK
Gjatë takimit me dyer të mbyllura, kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nëse ka pasur përdorim të administratës për zgjedhjet e 11 majit. Anila Hoxha: A ka patur apo jo krim të asfaltit elektoral, punësim të paligjshëm dhe përdorim të administratës? Dumani: Bazuar në kallëzimet e sjella […]
“Arkitekti i kanabizimit me 3 mln euro pasuri”/ Berisha: Perlat Çullhaj është emëruar në Ministrinë e Brendshme
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në Ministrinë e Brendshme është emëruar një emër i njohur për drejtësinë. Nga konferenca e përditshme për shtyp, Berisha u shpreh se në sektorin shkencor të kësaj ministrie, është emëruar Perlat Çullhaj, sipas tij trafikant i shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010. “Mësoj këto […]
Reduktim i kompetencave të SPAK? Dumani: Nëse e vendos politika… ne kemi besimin dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve
Kryeprokurori Altin Dumani: Nëse politika vendos që SPAK-ut duhet t’i evitohen disa kompetenca apo t’i reduktojmë pavarësinë, është vlerësimi i politikës. Unë jam këtu si drejtues për të garantuar që të gjithë këtu janë të angazhuar të ushtrojnë detyrat në funksione kushtetuese dhe ligjore deri ditën nëse do të ketë ndonjë ndryshim. E rëndësishme është […]
Dokumenti/ “Berisha nuk është më figurë aktive politike”, kompania lobuese që nënshkroi kontratën 6 milionë USD me PD letër DASH: Hiqjani statusin ‘non grata’
Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit heqjen e “non gratës” për kreun e PD-së, Sali Berisha. Në një dokument prej 23 faqesh, të cilin Top Channel e disponon, thuhet që në hyrje të tij se përcaktimi i Berishës si person ‘non grata’ […]
Artizania që end traditën në Kukës, në moshën 71-vjeçare vazhdon të punojë në tezgjah
Në një qoshe të qetë të Kukësit, ku tingujt e tezgjahut sjellin jehonën e kohëve të shkuara, Hate Ora, 71 vjeçe, end jo vetëm topat e leshtë, por kujtime e histori. Ajo nisi që në moshën 7-8-vjeçare, me duart e vogla por me zemrën plot dashuri për traditën. Vepra e saj më e rrallë është […]
Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK s’është bërë pa prova. Unë çdo ditë kam paraqitur prova për farsën e 11 majit
Kryedmeokrati Sali Berisha ka përgënjeshtruar kreun e SPAK, Altin Dumani, lidhur me kallëzimet për krimet zgjedhore, që sipas këtij të fundit janë depozituar pa prova. Interesimit të gazetarëve në konferencën javore në selinë blu, Berisha tha se kallëzimet e opozitës janë bërë të gjitha të bazuara në prova, ndërsa si shembull solli edhe provat që […]
Ja pse ju dhembin veshkat kur e teproni me ushqimin
Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin e hormoneve dhe ruajtjen e ekuilibrave të elektroliteve dhe lëngjeve në trup. Veshkat kanë përgjegjësi të madhe por edhe janë të brishta, sidomos ndaj stilit të jetesës dhe veçanërisht ushqyerkes së keqe. Një regjim ushqimor […]
Arabia Saudite mirëpret njohjen e shtetit palestinez nga Kanadaja dhe Malta, u bën thirrje vendeve të tjera të ndjekin shembullin
Arabia Saudite përshëndeti të enjten njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për qëllimin e tyre për të njohur një shtet palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në shtator dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të ndjekin një shembull të tillë. “Mbretëria vlerëson vendime të tilla pozitive që forcojnë zgjidhjen me […]
Aksident në Cërrik-Gramsh/ Motomjeti del nga rruga, humb jetën 66-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Mësohet se një 66-vjeçar, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, ai ka humbur jetën. “Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor […]
Njohja e Palestinës, Trump kërcënon hapur Kanadanë: Tashmë do të jetë e vështirë marrëveshja tregtare
Donald Trump SHBA- Vendimi i Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës nuk është pritur mirë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Trump dënoi vendimin e Kanadasë dhe la të kuptohej se kjo mund të ndikonte në negociatat me SHBA-në për një marrëveshje tregtare. “Uau! Kanadaja […]