Macron uron në shqip Ramën: Urime mik i dashur për fitoren në zgjedhjet parlamentare
Presidenti francez Emanuel Macron ka uruar në shqip kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Urime Edi Rama mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian […]
Policia zbardh mashtrimet online: Goditet grupi kriminal dhe call center-i në Tiranë
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma” dhe operacionit policor “Recovery”, Policia e Shtetit ka zbuluar dhe goditur një grup kriminal që operonte përmes mashtrimeve kompjuterike, duke përdorur një call center të përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme. Autoritetet kanë arrestuar një nga organizatorët dhe 6 punonjës të këtij call center-i, ndërsa punonjës të […]
‘Mbrojmë votën e shqiptarëve!’/ Berisha bën thirrje për protestë: Më 16 maj, ora 17:00 te Bulevardi i Ri
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve për protestë masive të premten në Bulevardin e Ri në mbrojtje të votës. “Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri” shkruan Berisha në median sociale. Protesta bëhet në ditën e samitit të Komunitetit Europian, për të ndërgjegjësuar opinionin ndërkombëtar për manipulimin […]
Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për ‘rritje’ të vdekjeve të punëtorëve migrantë në Arabinë Saudite
Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut po paralajmërojnë për një rritje shqetësuese të vdekjeve të punëtorëve migrantë të ndërtimit në Arabinë Saudite, ndërsa vendi përgatitet të presë Kupën e Botës në vitin 2034. Human Rights Watch dhe FairSquare kanë publikuar sot raporte që tregojnë se shumë nga këto vdekje janë rezultat i aksidenteve të […]
E papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”
Mbrëmjen e djeshme, pas largimit të Alba Pollozhanit me vullnetin e saj nga “Ferma Vip 2”, edhe fermeri tjetër Lim Hoti, vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij. Një vendim i papritur ky, teksa pasi braktisi garë, u shpreh se nuk po duronte më brenda fermës. Lim Hoti tha se Big Mamën e sheh si finaliste […]
Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës nga Maqedonia e Veriut të mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sipas Policisë bëhet fjalë për 412 litra karburant të cilat u kapën nga policia kufitare e Bllatës. Në pranga u vu 54-vjeçari nga Tirana, ndërsa u sekuestruan edhe 17 bidona me naftë, të cilat ai […]
Krimet zgjedhore/ Prokuroria bën bilancin: 87 kallëzime penale, 7 në SPAK, 7 të arrestuar
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Përgjithshme informon se ka regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për krime zgjedhore. Për 34 është regjistruar procedimi penal, ndërsa 7 persona janë arrestuar, konkretisht në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier. NJOFTIMI: Informacion për kallëzimet, procedimet penale dhe arrestimet në lidhje me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira Prokuroritë pranë gjykatë së […]
Ndërkombëtarët urojnë Ramën/ Zelenskyy: Fitore bindëse! Orban: Mezi pres të vi. Sanchez: Shqiptarët mbështetën BE
Volodymyr Zelenskyy dhe Edi Rama TIRANË-Pas rezutateve të zgjedhjeve të 11 Majit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e katërt, liderët e vendeve të BE-së dhe jo vetëm kanë uruar kryeministrin Edi Rama. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka uruar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Urime për Edi Ramën […]
Vrau 3 gra, Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme
Dan Hutra TIRANË-Dënohet me burgim të përjetshëm Dan Hutra, i akuzuar për vrasjen e tre grave, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2023 në Tiranë. Hutra u dënua me tre burgime përjetë për vrasjen e Mevlute Sadikut, Hasime Dafkut dhe Etleva Kurtit. Gjykata e dënoi edhe me 35 vite për vrasjen e Helena dhe Kujtime Hysa, […]
Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve amerikanë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë. Ndaj Liridon Masuricës, 33-vjeçar nga Gjilani, i njohur si “@blackdb”, rëndojnë akuzat për konspiracion për mashtrime dhe për përdorim dashakeq të 15 apo më shumë instrumenteve të paautorizuara elektronike. […]