Day: May 14, 2025

  • Përplaset GLE-ja dhe 3 automjete të tjera në Tiranë, pas aksidentit drejtuesit përleshen me leva

    Përplaset GLE-ja dhe 3 automjete të tjera në Tiranë, pas aksidentit drejtuesit përleshen me leva

    Një aksident masiv në Tiranë u kthye edhe në një konflikt të dhunshëm mes drejtuesve të makinave.

    Burimet raportojnë se aksidenti ka ndodhur te “Pallati me Shigjeta” dhe në të janë përfshirë një automjet luksoz GLE dhe tre makina të tjera.

    Pas përplasjes, drejtuesit e autojeteve janë përleshur me njëri-tjetrin duke përdorur edhe leva hekuri.

    Mësohet se shoferët janë larguar me vrap kur kanë parë patrullën e policisë që po i afrohej vendit të aksidentit.

     

  • Mbeten jashtë Kuvendit Pandeli Majko, Ilir Meta e Arlind Qori. Blendi Gonxhja lumë me vota!

    Mbeten jashtë Kuvendit Pandeli Majko, Ilir Meta e Arlind Qori. Blendi Gonxhja lumë me vota!

    Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Antonela Dedejn dhe Anila Denaj.
    Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

    Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka rreth 230 vota më shumë se Jorida Tabaku, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit. Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
    Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
    Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.
    PS 7 mandate nga lista e hapur
    1          Blendi Gonxhja         6445
    2          Fatmir Xhafaj           3007
    3          Ervin Hoxha              2808
    4          Erion Braçe                2261
    5          Ornaldo Rakipi          2244
    6          Antonela Dedej          1935
    7          Anila Denaj                 911
    PD 1 mandat nga lista e hapur
    1 Ilir Alimehmeti 2708
    Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur
    Agron Shehaj
    Erald Kapri
    PSD 1 mandat nga lista e mbyllur
    Albana Pëllumbi
    Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur
    Adriatik Lapaj 461 vota
    Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur
    Redi Muçi

  • “Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision

    “Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision

    Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision me këngën “Zjerm” të “Shkodra Elektronike”.
    Vendi ynë u kualifikua mes 10 shteteve të tjera, gjatë gjysmëfinales së parë të mbajtur në Bazel të Zvicrës.
    10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.
    Finalistët do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

  • Përfundon numërimi në Vlorë, 9 me 3 mandate për PS-në. Ja cilët janë deputetët e rinj

    Përfundon numërimi në Vlorë, 9 me 3 mandate për PS-në. Ja cilët janë deputetët e rinj

    Ka përfunduar numërimi i votave dhe në qarkun e Vlorës, ku Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, vetëm 3.
    Sipas rezultateve nga KQZ, 9 deputetët e PS në këtë qark janë, Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili dhe Pirro Vengu, të cilët ishin në listë të mbyllur, ndërsa nga lista e hapur kanë arritur të sigurojnë mandat Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.
    Nga këta deputetë, 5 janë emra të rinj në PS, si Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.
    Ndërkohë, nga lista e hapur kanë mbetur jashtë Parlamentit të ri shtatë kandidatë.
    PD-ASHM në qarkun e Vlorës ka arritur të sigurojë vetëm tre mandate nga katër që kishte caktuar në listë të mbyllur.
    Deputetë në Kuvendin e Shqipërisë do të jenë serish vetëm Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa, ndërsa Atird Hoxha, i cili gjithashtu ishte në listë të mbyllur, nuk arriti të sigurojë një mandat.
    Nga kandidatët në listë të hapur nuk mundën të fitonin një mandat dhe 12 kandidatë të tjerë.

  • Kurti mbështet Shkodra Elektronike në Eurovision 2025, thirrje për mbështetje

    Kurti mbështet Shkodra Elektronike në Eurovision 2025, thirrje për mbështetje

    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mbështetje të fuqishme për grupin Shkodra Elektronike, përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision 2025, i cili do të konkurrojë me këngën “Zjerm”.Në një postim në Facebook, Kurti ka inkurajuar shqiptarët kudo që ndodhen të mbështesin këtë përfaqësim të vendit, duke apeluar që të votojnë për grupin nga Shkodra. “Zjerm në Eurovision! Të dashur vëllezër e motra shqiptarë, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!” – shkruante ai, duke bashkëngjitur një fotografi ku shpjegohej procesi i votimit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mbështetje të fuqishme për grupin Shkodra Elektronike, përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision 2025, i cili do të konkurrojë me këngën “Zjerm”.Në një postim në Facebook, Kurti ka inkurajuar shqiptarët kudo që ndodhen të mbështesin këtë përfaqësim të vendit, duke apeluar që të votojnë për grupin nga Shkodra. “Zjerm në Eurovision! Të dashur vëllezër e motra shqiptarë, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!” – shkruante ai, duke bashkëngjitur një fotografi ku shpjegohej procesi i votimit.

  • Shqipëria shkon në finalen e Eurovision 2025

    Shqipëria shkon në finalen e Eurovision 2025

    Shqipëria ka arritur të sigurojë një vend në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2025! Performanca mbresëlënëse e Shkodrës Elektronike me këngën “Zjerm” në gjysmëfinalen e parë ka fituar zemrat e publikut dhe jurisë ndërkombëtare, duke siguruar kalimin në fazën përfundimtare të garës.Beatriçe dhe Kola sollën në skenë një kombinim të fuqishëm të vokalit, emocioneve dhe elementëve autentikë shqiptarë, që u pritën me entuziazëm nga shikuesit në mbarë Evropën.Finalja e madhe e Eurovisionit do të mbahet të shtunën, më datën 17 maj. Shqipëria do të përballet me shtete të tjera finaliste në një natë plot emocion dhe spektakël.10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.Nata e parë e Eurovisionit u karakterizua nga energji dhe emocione, mes të cilëve edhe Shqipëria. “Zjerm” solli një kombinim të simbolet kombëtare dhe koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijuan një moment magjik.Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shqipëria ka arritur të sigurojë një vend në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2025! Performanca mbresëlënëse e Shkodrës Elektronike me këngën “Zjerm” në gjysmëfinalen e parë ka fituar zemrat e publikut dhe jurisë ndërkombëtare, duke siguruar kalimin në fazën përfundimtare të garës.Beatriçe dhe Kola sollën në skenë një kombinim të fuqishëm të vokalit, emocioneve dhe elementëve autentikë shqiptarë, që u pritën me entuziazëm nga shikuesit në mbarë Evropën.Finalja e madhe e Eurovisionit do të mbahet të shtunën, më datën 17 maj. Shqipëria do të përballet me shtete të tjera finaliste në një natë plot emocion dhe spektakël.10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.Nata e parë e Eurovisionit u karakterizua nga energji dhe emocione, mes të cilëve edhe Shqipëria. “Zjerm” solli një kombinim të simbolet kombëtare dhe koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijuan një moment magjik.Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.