Dasma e vitit në Venecia, Kim Kardashian tërbon rrjetin me dukjen

Dasma e vitit në Venecia, Kim Kardashian tërbon rrjetin me dukjen

Showbiz E Premte, 27 Qershor 2025 18:28 Kim Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen në Venecia, kjo në dasmën e vitit. Ajo ka ndarë fotografi nga përgatitjet për darkën para dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. E veshur me një fustan të gjatë Versace prej lëkure gjarpri, që theksonte belin dhe dekoltenë, Kim u shfaq glamuroze dhe e sigurt përkrah motrës Khloe dhe nënës së saj Kris Jenner. Khloe zgjodhi një fustan me prerje të theksuara dhe pamje elegante, ndërsa Kris dukej klasike me një fustan të zi me mëngë prej tyli.
Burimi: Kohajone.com