Dashnor Sula shpërthen ndaj Murrizit: Unë nuk u fsheha si struci për një mandat

Dashnor Sula shpërthen ndaj Murrizit: Unë nuk u fsheha si struci për një mandat

Deputeti Dashnor Sula i është kundërpërgjigjur deklaratës së ish deputetit Myslim Murrizi, i cili hodhi akuza ndaj demokratëve. Murrizi shpërtheu ndaj demokratëve, që tani po kritikojnë lidershipin e Partisë Demokratike, pasi sipas tij, këta të fundit kanë heshtur në mbledhje të të djathtëve. Sula nga ana tjetër i është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk është fshehur si struci për një mandat të radhës në Parlament. Postimi i Sulës: Nuk do ta kuptoja në asnjë moment që kolegu Myslim Murrizi më referohej edhe mua në postimin e tij në rrjetet sociale nëse nuk do të më përmendte emrin pasi unë dhe disa kolegë demokratë të tjerë kërkojmë riformatimin e Partisë Demokratike me qëllimin e vetëm: Që në 2027 dhe 2029 të mos përfundojmë në forcë e...